Njihuni me zëvendësin e Boltonit, Charles Kupperman-in

0

Shtëpia e Bardhë thotë se Charlie Kupperman do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në detyrë.

Njoftimi i Presidentit Trump erdhi vetëm 90 minuta para se zoti Bolton të shfaqej së bashku me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin në podiumin e dhomës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë për një konferencë.

Bolton disa herë ka qenë në kundërshtim me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, një nga besnikët kryesorë të Presidentit.

Sekretari Pompeo pranoi se ai dhe zoti Bolton shpesh kishin dallime por u tha gazetarëve: “Unë nuk mendoj se ndonjë udhëheqës në botë duhet të supozojë se nëse dikush nga ne largohet, politika e jashtme e Presidentit Trump do të ndryshojë në mënyrë materiale”.

Zoti Bolton u zgjodh nga Presidenti Trump në Mars të 2018-tës për të zëvendësuar ish-gjeneralin H.R. McMaster, si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Kush është Charles Kupperman?

Charles Martin Kupperman (lindur më 9 nëntor 1950) është Zëvendës Këshilltari aktual i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare për Presidentin Donald Trump. Ai ka shërbyer që nga Janari 2019. Që nga 10 Shtatori 2019, kur Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Bolton e liroi pozicionin, Kupperman, Presidenti Trump, e bëri atë “automatikisht” Këshilltar i përkohshëm i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Kupperman ka shërbyr më pare për Presidentin Ronald Reagan në 1987. Kupperman ka mbajtur poste të larta, si një nga kontraktorët e mbrojtjes së kompanisë Lockheed Martin dhe Boeing dhe ka shërbyer në administratën e ish Presidentit Ronald Reagan, deri në vitet 1980.

Kupperman shërbeu në bordin e drejtorëve për Qendrën për Politikë të Sigurisë (CSP) ndërmjet 2001 dhe 2010.

Kupperman është hebre.

Kupperman fitoi një diplomë bachelor në Shkenca Politike nga Universiteti Purdue në 1972. Ai mori një diplomë master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbisë Britanike në 1973. Teza e masterit të tij ishte me titull Strategjia, Teknologjia dhe Marrja e Doktrinave Strategjike të Shteteve të Bashkuara 1945-1972 . Kupperman përfundoi një doktoratë në Studime Strategjike në Universitetin e Kalifornisë Jugore në 1980. Teza e tij e doktoratës ishte e titulluar Debati SALT II.