Njihuni me Trump-in e Kosovës, sërish i sfidon partitë politike

0

Ismet Hebibi, i njohur si Trump-i i Kosovës sërish ka vendosur të garoj si deputetë i pavarur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e tij, përmes të cilës fton që të gjitha partitë politike të bëhen bashkë për ta qeverisur Kosovën, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Populli im i dashur,Lider partish, rini hyjnore

Shkopi magjik apo formula magjike me të cilin do të mund të zgjidheshin problemet kulminante në Kosovë është LVV+LDK+PEK,PB, PD,…+Lista(pra partitë e pakorruptuara kosovare dhe po e dini edhe ju për Listen serbe!).

Pra Liderët e ketyre partive nëse e kanë kuptuar mësimin e hidhur dhe janë vetëdijsuar e kanë shansin historik me fituar pushtetin.Kosovës për tu zhvilluar, integruar dhe për ta ruajtur sovranitetin i duhen partitë e pakorruptuara që i ceka më lartë.

Qe shumë vite e përkrahu LVV- në dhe gjeniun Albin Kurtin sepse i shtrin këmbët sa i mbërrinë plafi dhe uroi ashtu të mbeten të pakorruptuar. Kam pasë oferta nga partitë skajshmërisht të korruptuara që ishin si parti në pushtet por shpirti im, intelektualizmi dhe profesioni akademik nuk më ka lejuar të ju bashkohem.Por tani është koha, dua dhe do ta sqaroi pozicionin tim në LVV dhe ju njoftoi me kohë. Sinqeritetit dhe guximit tim ia kam pa sherrin dhe nuk kam lakmuar as pasur pozitë gjerë me sot- por jak krenar, intelektual dhe komplet Njeri.Kam punuar jo për muskuj por për mend, jo për pozitë por për popull, jo për padrejtësi por për drejtësi, jo për pushtet por për shtet Kosove.

Vetëm këto parti që nuk janë korruptuar skajshmërisht dhe sidomos LLV që është e pakorruptuar mund ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin .Dhe pasi të fitojnë duhet të bashkohen për mocion dhe rrëximin e Thaçit me vota shumicë në Parlamentin e Kosovës- sepse ai është
kampioni dhe strumbullari i gjitha të këqijave që i kanë ndodh dhe mund ti ndodhin Kosovës në të ardhmen nëse ai qëndron edhe më tej si president shteti.

Prandaj, zgjedhjet tani janë zgjidhje dhe uroi më të mirët të fitojnë bashk me mua!…

P.S.Unë nuk frigësohem nga sinqeriteti(transparenca) dhe e vërteta por as njerëzit e sinqertë(transparent) dhe të vërtetë nuk duhet të frigësohen nga unë se nuk di të gënjejë as të mashtroi askend.Por nëqoftëse edhe më tej i duan servilët, hipokritët, lajkatarët, muskujt dhe dhunuesit unë nuk jam me atë pushtet!)