Nokia rikthehet në “botën” e modeleve kryesore të telefonave me modelin e ri Magic Max

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/03/2023

Nokia prezantoi dy telefona në Kongresin Botëror të Celularëve të mbajtur së fundmi dhe modeli Magic Max do të konkurrojë me modelet e tjera kryesore në treg.

Që kur është në pronësi të HMD Global, Nokia ka qenë e pranishme në treg me telefona Android të rangut të mesëm, muajin e kaluar ndryshoi logon e saj dhe tani në MWC prezantoi dy telefona të rinj, C99 dhe Magic Max.

Megjithatë, vëmendje e veçantë i kushtohet modelit kryesor Magic Max, i cili do të fuqizohet nga një procesor Snapdragon 8 Gen 2 i kombinuar me 8, 12 ose 16 GB RAM memorie, dhe 256 ose 512 GB memorie të brendshme. Ky telefon do të përdorë sistemin operativ Android 13 dhe pritet të ketë një ekran AMOLED 6.7 inç me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz, raporton Klix.

Në anën e pasme të telefonit do të jenë tre kamera, ajo kryesorja do të ketë një sensor prej 144 MP, kamera për fotografi ultra të gjerë do të ketë sensor prej 64 MP dhe kamera telefoto do të ketë sensor prej 48 MP. Pajisja pritet të ketë një bateri me kapacitet 7,950 mAh, e cila do të karikohet në një kohë të shkurtër përmes një karikuesi të shpejtë 180W.

Çmimi fillestar i modelit Magic Max do të jetë rreth 550 dollarë, që do të jetë një avantazh ndaj telefonave të tjerë kryesorë që kushtojnë të paktën 800 ose 900 dollarë.

Data e saktë e mbërritjes në treg të këtij telefoni të mençur ende nuk dihet, por pritet që kjo të ndodh së shpejti.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fcb

Facebook mund të ketë “përdorur” telefonin tuaj pa e ditur ju: Dokumentet zbulojnë skandalin e ri të Zuckerberg

meta-logo-1

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Inteligjenca Artificiale IA

Tenesi, shteti i parë amerikan që mbron muzikantët nga Inteligjenca Artificiale

intel

Kina ka ndaluar procesorët Intel dhe AMD, si dhe Windows OS për kompjuterët e qeverisë

Syri syte

Elon Musk thotë se çipi i Neuralink mund të kurojë verbërinë

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Në prag të zgjedhjeve, BE: Facebook dhe TikTok të etiketojnë falsifikimet me inteligjencë artificiale

tik tok

Fati i projektligji për ‘TikTok-un’ i pasigurt në Senat

gta6

Data e lëshimit të GTA 6 mund të shtyhet deri në vitin 2026?

perdoruesit-e-telegram-mund-te-terheqin-cdo-mesazh-te-derguar-e-madje-biseda-te-plota_5c9920008d185

Ndërsa SHBA kërkon mënyra për ndalimin e TikTok, Spanja ndalon Telegramin

INFO

NA NDIQ