“Non-grata” britanike po lë pa gjumë politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri

Picture of ina-online
ina-online

09/09/2023

Prej më shumë se një muaji dhjetra politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri po kalojnë momente jo fort të këndshme, pas lajmit se në Tiranë ka mbërritur “lista e zezë” e Britanisë së Madhe.

AlbEu.com, rreth një muaj më parë informoi publikun mbi mbërritjen e listës non-grata të Britanisë së Madhe, ku përfshihen emra politikanësh mjaft të rëndësishëm si në kampin e opozitës, po ashtu dhe në atë të mazhorancës.

Lidhur me këtë lajm reagoi edhe profesori i kriminalistikës dhe sigurisë, Ervin Karamuço, i cili përmes një statusi në Facebook, theksonte se lista duhet të bëhet publike.

Ndërkohë që ditën e sotme, deputeti Dashnor Sula në një intervistë televizve ka deklaruar se në listën “non-grata” të Britanisë së Madhe, janë 12 politikanë, ku 10 janë nga ana e mazhorancës dhe 2 nga ana e opozitës.

Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe me Non Grada. Janë 12 emra, 10 mazhoranca 2 opozita. Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria! A ka normalitet që të flitet për ‘non grata’. I ke edhe ish-ministra edhe janë”, është shprehur Sula në Report Tv.

Burime për AlbEu.com, konfirmojnë se lista është më e gjërë se 12 persona, pasi në listë janë edhe emra të njohur të biznesit në vend.

Kujtojmë që pak ditë më parë burime të nivelit të lartë politik në Shqipëri, theksuan për AlbEu.com, se lista me emra pritet të bëhet publike pas përfundimit të Samiti të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në muajin shtator.

Sipas zyrtarit të lartë, jo vetëm britanikët, por në përgjithsi të gjitha shtetet perëndimore e kanë politikë të tyren që informacionet sensitive nuk i ndajnë me publikun e gjërë para ngjarjeve të mëdha, siç është në rastin konkret Samiti që do të mbahet në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë të gjithë liderët e BE.

Burimet theksuan gjithashtu për AlbEu.com, se disa nga emrat që janë në listën e Britanisë, janë të njëjtët të shpallur “non-grata” edhe nga SHBA. /Taulant Halili/AlbEu.com/.

TË FUNDIT
11 orë
Rama thirrje mërgimtarëve: Kthehuni nga Greqia, këtu do të fitoni më shumë
11 orë
Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?
18 orë
Të vjedhura në Itali, sekuestrohen 2 makina “G-Class” me vlerë rreth 300 mijë euro në Vlorë
21 orë
Rama nga Londra: Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian
1 ditë
“Dua të votoj në 2025”- Diaspora protestë para Kuvendit: Nuk ka zgjedhje pa ne!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Rama thirrje mërgimtarëve: Kthehuni nga Greqia, këtu do të fitoni më shumë

Eduard Zaloshnja

Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

policia-shqiperi shqiptare

Të vjedhura në Itali, sekuestrohen 2 makina “G-Class” me vlerë rreth 300 mijë euro në Vlorë

rama zelenski

Rama nga Londra: Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian

diaspora votim

“Dua të votoj në 2025”- Diaspora protestë para Kuvendit: Nuk ka zgjedhje pa ne!

IMG_3481

Heqja e Ligjit të Luftës me Greqinë, pr.deklarata e PDIU miratohet me 96 vota pro

greqi policia

Lanë djalin autik në makinë dhe ndërroi jetë, lirohen prindërit shqiptarë në Greqi, zbardhet dëshmia e tyre

islam alijaj

Deputeti shqiptar në Zvicër mirëpret ‘Dritaren për Investime të Diasporës’

ksamili2

Saranda dhe Ksamili me plazhe të tejmbushura. Rama shperndan videon

INFO

NA NDIQ