“Non-paper” europian i “miqve të Ballkanit Perëndimor”

INA
INA

14/11/2023

Një grup i shtatë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë me Ballkanin Perëndimor në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit me këto vende.

Grupi, i cili quhet “miqtë e Ballkanit Perëndimor”, përbëhet nga Kroacia, Sllovenia, Austria, Republika Çeke, Greqia, Italia dhe Sllovakia.

“Ne, “miqtë e Ballkanit Perëndimor”, kemi një përgjegjësi të veçantë për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor lart në axhendën politike të BE-së dhe për të mbështetur rajonin në rrugën e tij drejt BE-së”, thuhet në një “non-paper” të tyre.

“Ne bëjmë thirrje që procesi i anëtarësimit të forcohet dhe përshpejtohet dhe u bëjmë thirrje institucioneve të BE-së që të paraqesin një program të qartë për integrim gradual dhe të përshpejtuar me hapa konkretë zbatimi deri në vitin 2024 e më tej, bazuar në kushte të drejta dhe rigoroze dhe në parimin e meritave të veta”, shtohet në dokument.

Në “non-paper” thuhet se Ballkani Perëndimor është i ekspozuar ndaj “faktorëve destabilizues, si ndikimi malinj i vendeve të treta, kërcënimet hibride dhe migrimi i paligjshëm”.

Thuhet se BE-ja duhet të japë një nxitje të re për bashkëpunim më të thellë në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe të forcojë dialogun me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Meqenëse presim që partnerët tanë të përafrohen me politikën e jashtme të BE-së, ne besojmë se rritja e dialogut do të kontribuonte në një kuptim më të mirë të pozicioneve të BE-së. Bashkëpunimi i zgjeruar do të na bënte më efektivë në përballjen me presionet e jashtme dhe për t’iu kundërvënë narrativave ruse dhe të tjera të dëmshme që janë të papajtueshme me vlerat e BE-së dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, shtohet në “non-paper”.

Për të forcuar bashkëpunimin, shtatë anëtarët e BE-së propozojnë, ndër të tjera, që ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor të ftohen në takimet jozyrtare të krerëve të diplomacisë së BE-së të paktën një herë në gjashtë muaj, që ambasadorët e Ballkani Perëndimor të ftohen në mbledhjet e Komitetit Politik dhe Sigurisë të BE-së gjithashtu të paktën një herë në gjashtë muaj.

Ata janë gjithashtu të përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës kritike dhe sigurisë kibernetike, si dhe mbështetjen e mëtejshme për vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e mbrojtjes në kuadër të Instrumentit Evropian për Paqe. /tesheshi.com/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kimete-Berisha

Boll më! Jeni çmendur. Flisni për jetën private të të vdekurit, pa e njohur!

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

vucic-dacic

Vuçiq është kundër që Daçiqi të jetë kryeministër i ardhshëm i Serbisë

Angela Ageler

“Lista e Zezë” Amerikane do zgjerohet me emra tjerë, paralajmëron ambasadorja Ageler

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

stevo pendarovski

Pendarovski është keqkuptuar: Nuk ka thënë se nuk do të rikandidohet

krenar lloga

Lloga firmos kërkesën për ekstradimin e Palevskit nga Turqia

spasovskiiiii

Kush është Lupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup?

Liridona ademaj

Përse e vrau Naimi gruan e tij? Gazetari zbulon pistat e hetimit: Ka qenë person i fuqishëm

INFO

NA NDIQ