Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Lojërave Oplimike ‘Tokio 2020’

Xhudistja Nora Gjakova ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.

Ajo ka arritur të fitojë me Ippon. Gjakova fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me Ippon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndërkohë, më herët ka mundur edhe holandezen, Sanne Verhagen, në kuadër të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Nora Gjakova është xhudistja që synon medalje në këto lojëra olimpike, pasi është edhe medalja e vetme që i mungon.

Ajo garon në kategorinë -57 kg.

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka treguar paraqitje të mira në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë 73 kilogramë.

Akil Gjakova triumfoi në raundin e tretë ndaj xhudistit suedez, Tommy Macias, duke u kualifikuar në çerekfinale, por pastaj u mposht nga mongolezi, Tsogtbaatar Tsend-Ochir, duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Akili vazhdon rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit, ku e pret Rustam Orujov i Azerbajxhanit.