Nora Istrefi merr gjithë vëmendjen në ditëlindjen e Erës

0

Era Istrefi festoi dy ditë më parë 25-vjetorin e lindjes me një festë me të afërm e miq. Në këtë ditë të veçantë këngëtarja mori urime të shumta dhe u komentua për look-un e veçantë: pantallona të shkurtra të zeza me një bluzë me pupla.

Mirëpo nuk keni parë ende pamjen e Norës e cila shkëlqente me një fustan tyli me xixa, pantallona të shkurta të bardha dhe një shall të bardhë me pupla.

Një detaj i veçantë ishin edhe karficat me gura që i jepnin një pamje shumë vajzërore Norës.