Nora Latifi nga Kumanova: Babai im s’osht politikan, s’përfitoi në emër të UCK-së, jemi krenarë me të

0

Fadil Latifi nga Kumanova është mjeku i njohur që i shërbeu me nder dhe zemër të pastër Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Ju përgjigjë ftesës për ta dhënë kontributin për lirinë e atdheut dhe asnjëherë nuk bëri zë dhe nuk tentoi që përfitoj nga kjo vepër, shkruan agjencia e lajmeve INA. Ai për një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Prishtinë, duke e ruajtur me xhelozi dhe krenari të lartë sakrificën dhe betejat për lirinë. Sot janë të gjithë krenarë me axhën Fadil, e posaqërisht fëmijët e tij. Sot, kur një pjesë e komandantëve me veprat e tyre korruptive kanë njollosur uniformën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, vajza e tij përmes një postimi në facebook, tregon se megjithatë ka akoma burra të cilët I kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë me nderë atdheut. “Babai im s’osht politikan (ka mujt me kon, e kane thire) as s’osht biznismen me vjedh ne tendera, as si ka rahatu femijt e vet ne puna t’ shtetit ne krah te luftes, as su bo miljarder! ky eshte Babi jem qe jom krenare me to, se eshte kryelarte deri te zoti,e qe krejt luftetaret ish dashte me qene shembull si ky, qe luftat i ka marre obligim, e jo perfitim!”, është shprehur vajza e tij Nora Latifi. (INA)