Nora publikon foton më emocionuese të Robertit me Reneenë

Nora emocionohet sa herë që i sheh bashkë babë e bijë, Robertin dhe Reneenë.

Për këngëtaren ata janë dy personat më të dashur dhe të pazëvendësueshëm në jetën e saj.

Udhëtimet e përbashkëta të çiftit me të voglën e tyre janë gjithmonë argëtuese për Norën dhe shumë të mirëpritura, përcjell ORAinfo.

Në këtë kohë të ftohtë, Nora dhe Roberti si destinacion kanë zgjedhur një vend me borë ku do të skijonin dhe të shijonin edhe kënaqësinë e kësaj stine të ftohtë.

Një fotografi ka shkrepur Nora e që për familjen e vogël do të jetë imazhi më i bukur dhe i ëmbël nga ky pushim. /Express/