Normalizimi i munguar i Serbisë

ina-online
ina-online

26/12/2023

Shkruan: Blerim Shala

Në prirjet e veta të rëndomta politike që ngjarjet në Beograd dhe në Serbi të projektohen me rëndësi universale ndërkombëtare, këto ditë, pushteti i Presidentit Aleksandar Vučić po përpiqet me mish e me shpirt (dhe me shumë propagandë), të sjell konfliktin Perëndim – Lindje në qendër të Beogradit.

Kësaj here, bëhet fjalë për protestat e një koalicioni opozitar zgjedhor (‘Serbia kundër dhunës’), dhe të qytetarëve të rëndomtë të Beogradit, për manipulimet në zgjedhjet e kaluara lokale (në Beograd), dhe nacionale, të cilat u mbajtën me 17 dhjetor.

Protestuesit po kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd dhe në gjithë Serbinë, në vijim të hajnisë zgjedhore të orkestruar nga mekanizmat e pushtetit në Serbi.

Në kundërshtim të tyre, Presidenti Vučić deklaroi disa herë që Serbia për vite të tëra nuk ka pasur zgjedhje më të lira dhe më të drejta.

Për më shumë, protestat opozitare, të cilat të dielen e kaluar (me 24 dhjetor), patën edhe episodin e dhunshëm (i cili duket që nuk është ende i qartë sa i përket autorësisë së mirëfilltë), tashmë janë kualifikuar nga pushteti serb si ’përpjekje për grushtshtet’.

Në këtë frymë, u shtuan tre ’përbërës’ këtij kualifikimi që më shumë se gjithçka tjetër në muajtë e fundit, dëshmohnë që Presidenti Vučić dhe pushteti i tij, politikisht dhe shpirtnisht (nëse mund të thuhet ashtu) janë në Lindje dhe me Rusinë e Vladimir Putinit.

Së pari, u fol shumë herë këtyre ditëve përplot tensione më Serbi, që opozita që po organizon protesta në Beograd, dëshiron ta shndërrojë kryeqytetin e këtij shteti në sheshin Meidan (të Kijevit), ku në dimrin e vitit 2014 pati ndodhur Revolucioni demokratik i rrëzimit të një pushteti pro-rus.

Askush nuk ia imponoi pushtetit serb që ta bëjë këtë krahasim në mes të Kijevit të vitit 2014 dhe Beogradit të vitit 2023.

Së dyti, Kryeministrja në detyrë e Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabić, pak orë pasiqë të dielen në mbrëmje morën fund demonstratat opozitare në Beograd, e pa të udhës që publikisht t’i falënderohet ’shërbimeve ruse’ (të zbulimit), për informatat që ato kanë ndarë me pushtetin serb, për organizimin e dhunshëm të protestave.

Brnabić shtoi që kjo deklaratë e saj, nuk do të mirëpritet në qarqet perëndimore. Përkundrazi.

Së treti, që në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, Presidenti Brnabić priti në takim Ambasadorin e Rusisë në Serbi, Alexandet Botsan-Kharchenkon, i cili më pas deklaroi që Perëndimi dëshiron të vazhdojë me ’Revolucionet e ngjyrosura’ (aludimet në ngjarjet në Ukrainë, Gjeorgji dhe në Kirgizi, në decenien e parë të këtij shekulli), edhe në Serbi.

Këto tri fakte evidente, të analizuara së bashku, nuk kanë tjetër interpretim pos këtij, sipas të të cilit, pushteti i tashëm serb i Aleksandar Vučićit, po e sheh veten të kërcënuar nga Perëndimi, apo që sipas Beogradit zyrtar, opozita serbe e tubuar nën emrin ’Serbia kundër dhunës’, po synon që ta përsëris 5 tetorit (e vitit 2000), kur u rrëzua nga pushteti Slobodan Milošević, Presidenti i atëhershëm i RFJ-së (Jugosllavisë së atëhershme), i cili i pati humbur zgjedhjet.

Është kjo një tjetër pralele historike e cila dëshmon krejtësisht qartë se ku e sheh veten ky pushtet, edhe brenda rrjedhës historike në vet politikën serbe.

S’ka dyshim pra që ky pushtet ka trashëguar ate të Miloševićit.

S’ka dyshim, pastaj, që pushteti i Presidentit serb Vučić, po rreshtohet publikisht, në këtë kontekstin e ri pas-zgjedhor në Serbi, me Rusinë e Vladimir Putinit.

Këtë po e bën, natyrisht, me qëllim që të ushtrojë një lloj të shantazhi të ri politik ndaj Washingtonit dhe Brukselit, që SHBA dhe BE, ta harrojnë sa më parë që është e mundur rrëfimin e tyre për manipulimet në zgjedhjet e 17 dhjetorit, të cilat po bëhen gjithnjë e më evidente.

Qyshdo që do të merr fund kjo situatë paszgjedhore në Serbi, nuk duhet të jesh farë njohësi i rrethanave politike në këtë shtet, për të parashikuar që skena politike në Serbi tashmë ka hyrë në një periudhë të tensioneve të vazhdueshme, të cilat me kalimin e kohës vetëm sa do të thellohen dhe zgjerohen, më së shumti për shkak të vet natyrës konfrontuese të pushtetit të Presidentit Vučić.

Një Serbi e kësisojt, që nuk ka gjë normale kur flitet për skenën politike të saj, nuk mund të ofrojë asgjë normale në marrëdhëniet e saja me Kosovën.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edison ypi

Katibim

skender-asani

Idetë e mëdha në thelb kanë kauza mirëkuptimi

putin-balkan

Sulme kimike në qytetet gjermane!? Raporti: Pushtimi tokësor i Putinit, skenar i mundshëm

Enver Bytyqi

A ja vlen që shqiptarët të paguajnë kaq shumë për prestigjin e liderit?

opinion

Të ruhemi nga pseudoshkenca e sharlatanëve

Makron Macron

Macroni gjuajti sërish me bazukën e tij – dhe Rusia nuk është objektivi i vetëm

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni-ridefinimi i Maqedonisë

femijet nerove krusheve

Fëmijët dhe prindërit shqiptarë e nisin vet ndërtimin e shkollës në Krushevë, dora e shtetit nuk duket askund

Bekim Qoku

30 për qind e shqiptarëve në Maqedoni konsiderohen pakicë

INFO

NA NDIQ