Norvegjia ka njoftuar se do të dëbojë 15 zyrtarë të Ambasadës ruse, që sipas Ministrisë së Jashtme janë zyrtarë të inteligjencës që po operonin duke u paraqitur si diplomatë. Moska tha se do të kundërpërgjigjet për këtë veprim të Oslos. Me dëbimin e këtyre zyrtarëve, Oslo deri më tani ka dëbuar një të katërtën e diplomatëve rusë në Norvegji. Vendimi i Oslos është i fundit në shtetet perëndimore që janë dëbuar diplomatë rusë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar. Sipas autoriteteve norvegjeze, zyrtarët rusë duhet të lëshojnë territorin e Norvegjisë shumë shpejt. Norvegjia, shtet i aleancës ushtarake të NATO-s, ndan kufi me Rusinë në Arktik. Dëbimet mund të ndërlikojnë edhe më tej procesin e transferimit të kryesimit të Këshillit të Arktikut, që është një trup shumëpalësh ku shtetet e Arktikut bisedojnë për çështjet që prekin rajonin polar. Moska aktualisht udhëheq me këtë këshill, por Norvegjia pritet ta marrë kryesimin e këshillit më 11 maj.
Norvegjia do të dëboj 15 zyrtarë të Ambasadës ruse

Iliria News Agency
13 Prill, 2023
