Norvegjia është jetë për ballkanasit, ja sa janë rrogat dhe profesionet më të paguara?

ina-online
ina-online

19 Shtator, 2023

Norvegjia viteve të fundit është spikatur si vend tërheqës për punëtorët nga pjesë të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Ballkanin.

Tregu norvegjez i punës ofron një sërë avantazhesh në krahasim me vendet e tjera. Para së gjithash, rrogat e larta dhe punët e paguara mirë e bëjnë Norvegjinë një destinacion jashtëzakonisht tërheqës, gjë që reflektohet në pagën minimale prej 1700 euro ose pagat mesatare që kalojnë pragun prej 3000 euro për shumë profesione, përcjell INA.

Pagat në Norvegji janë ndër më të lartat në botë, që është një nga faktorët kryesorë që tërheq punëtorë nga vendet e tjera. Është e rëndësishme të theksohet se pagat në Norvegji zakonisht llogariten në baza mujore dhe punëtorët kanë të drejtë për një numër të caktuar ditësh pushimi me pagesë, gjë që rrit më tej paketën e përgjithshme të kompensimit. Përveç kësaj, punëtorët në Norvegji shpesh kanë akses në bonuse dhe përfitime shtesë që rrisin të ardhurat e tyre totale.

Në Norvegji, pagat për artizanët ndryshojnë në varësi të një sërë faktorësh, duke përfshirë llojin e zanatit, përvojën, zonën ku ata punojnë dhe vendndodhjen.

Murator – Nga 3000 deri në 4200 euro

Zdrukthtar – Nga 2400 deri në 3500 euro

Ngjyrosës (moler) – Nga 2300 deri në 3200 euro

Operatori i vinçit – Nga 2600 deri në 3600 euro

Elektricist – Nga 2500 deri në 3500 euro

Pastrues – Nga 2100 deri ne 2700 euro

Taksisti – Nga 2400 deri në 3000 euro

Market arkëtar – Nga 2100 deri në 2500 euro

Pagat e profesionistëve mjekësorë në Norvegji

Anesteziologu – Nga 5000 deri në 6200 euro

Infermierja – Nga 3700 deri në 4200 euro

Stomatologu – Nga 6000 deri në 8000 euro

Psikoterapistja – Nga 3200 deri në 4000 euro

Farmacistja – Nga 3800 deri në 5200 euro

Nutricioniste – Nga 2700 deri në 3300 euro

Pagat ne sektorin e IT ne Norvegji

Webmaster – Nga 4000 deri në 5200 euro

Web designer – Nga 3800 deri në 4800 euro

Scrum master – Nga 7300 deri në 10000 euro

Specialisti i SAP – Nga 6000 deri në 7200 euro

Zhvilluesi i Backend – Nga 6000 në 7800 euro

Konsulent IT – Nga 6000 deri në 8000 euro

IT tester – Nga 3200 deri në 5000 euro

Zhvilluesi i PHP – Nga 3800 në 5000 euro

Pagat në gastronomi

Ndihmës kuzhinier – Nga 2400 deri në 2800 euro

Kryekuzhinier – Nga 4000 deri në 5200 euro

Kamarieri – Nga 2400 deri në 2800 euro

Recepsionistja – Nga 2500 deri në 3000 euro

Stjuardesa – Nga 3300 deri në 4000 euro

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

erda havalli

VIDEO/19-vjeçarja elektrizon skenën e “The Voice of Germany” me këngën e njohur shqiptare

market-kovacevski-bekteshi

Ulje të çmimeve për pijet, perimet dhe pemët në Maqedoni, Kovaçevski jep detaje

pasaporta

MPJ e Maqedonisë gjatë 2023 ka lëshuar 11 mijë pasaporta jashtë vendit

Foto: Ilustrim

Një restorant në Gjermani ofron një rrogë prej 11 mijë eurove

flamuj-balkkani-peendimor

Procesi i Berlinit, sot zhvillohet Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë

Berati-shqiperi

Rekordi i turizmit, 7.2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në janar-gusht 2023

pare-euro

Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë bleu 12 milionë euro javën e kaluar

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Qeveria nesër do të marrë vendim për uljen e çmimeve të pijeve, vijon analiza për produktet higjienike

xhevat berisha veprimtar

Dhuroi 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë, veprimtari shqiptar nga Gjermania reagon pas sulmit terrorist në veri – ka një mesazh për kritikuesit

INFO

NA NDIQ