Novak Gjokoviq në krah të kishës ortodokse serbe kundër shqiptarëve dhe Kosovës

0

Skënder Karaçica

Sportisti i njohur serb i lojës së tenisit,Novak Gjokoviq,në dritën e festës së Vidovdanit,ishte në krah të kishës ortodokse serbe në Beograd dhe me Patrikun Pavël,që është i njohur me skenarët e tij historik kundër popullit shqiptar dhe për njëfarë ,,zemra e Serbisë,, (sic!),ka provokuar shqiptarët dhe Kosovën me diskurin e tij shovenist,që,në historinë e sportit është i pa pranueshëm në botën e qytetëruar.

Nuk është hera e parë që tesnisti serb i mbushur në shpirt me trajtat e njohura shoveniste deri në pambarim me skenarët e njohur shekullor të kishës ortodokse serbe në Beograd,që kanë irituar popullin dhe rininë serbe me mitet e rrejshme për tokën (shqiptare)të Kosovës për njëfarë ,,djepi dhe zemra e Serbisë,,ku u bë edhe më e keqja në Ballkan,lufta e përgjakur ndaj popujve jo serb dhe shqiptarëve në kohën e regjimit fashist të Sllobodan Millosheviçit në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Tenisti serb Novak Gjokoviq ka harruar se në fushat e këtij sporti finsik,qindra tifozë të kësaj loje në mbarë botën i kanë duartrokitur,por nuk e kanë dijtur se ai ka kaluar nga fusha e tenisit dhe me afshet shoveniste urren dhe fyen deri në pafundësi popullin e lashtë shqiptar dhe për të nxitur trajtat shekullore shoveniste për shfarosje deri në substancët të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.

I bëjmë thirrje organizatës ndërkombëtare të sportit të Tenisit,që ndaj sportistit serb Novak Gjokoviq të marrë masat e duhura sipas rregullave të njohura të sportit në frymën dhe rregullat sportive,që mos të merret dhe mos të bëhet viktimë e kishës ortodokse serbe në Beograd,që tash e një shekull ka orkestruar dhe sajuar lloj-lloj skenarësh për shfarosjen deri në shkallë të gjenocidit(1998-1999)kundër popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Kjo nuk i ka hije sportit të tenisit me sjelljet e sportistit si Novak Gjokoviq,i cili në krah të Patrikut Pavël në Beograd dhe në frymën e kishës ortodokse serbe,e përbaltë fushën dhe lojën e tenisit që,për sportdashësit në mbarë botën ka nis mesazhin më të keq për vitin 2020!