Nuhiu paralajmëron padi kundër kryetarit të Velesit dhe të Gazi Babës: Po diskriminojnë nxënësit shqiptarë!

ina-online
ina-online

13 Shtator, 2023

Zv.ministri Agim Nuhiu, ka thënë se në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po shqyrtohet mundësia për të denoncuar penalisht kryetarin e komunës së Velesit, Marko Kolev dhe atë të Gazi Babës, Boban Stevskovski për diskriminimin e nxënësve në shqiptarë në komunat që drejtojnë.

Nuhiu në intervistën e tij për televizionin Alsat, tha se dy kryetarët, Kolev dhe Stevkovski po shkelin nenin 137 të Kodit Penal duke u pamundësuar nxënësve mësimin në gjuhën amtare dhe rrezikojnë të dënime nga 6 muaj deri në 5 vite burg.

“Ne jemi duke menduar që edhe ne t’i shfrytëzojmë instrumentat e karakterit penal juridik, është neni 137 i Kodit Penal që sanksionon çështjen e barazisë dhe mos diskriminimit. Cilido kryetar i komunës, përfshirë edhe ai i Gazi Babës, kur do të ngritet padi penale, kur do t’i vendohen prangat për vepër penale, a e dini sa është vepra penale e ndëshkueshme 6 muaj deri në 5 vite burg. Kur t’ia vendosësh prangat cilitdo kryetar komune që diskriminon qoftë edhe një fëmijë shqiptarë ne përcjellim tjetër mesazh, se funksionojnë institucionet e sistemit dhe jo vetëm të në beteja politike dhe të bëjmë filmin e vizatuar “Tomi dhe Xheri”, tha Nuhiu.

Do të merrni ju inicitivë të tillë?

“Ne jemi duke menduar që t’i denoncojmë për konsumim të veprës penale sipas nenit 137 i Kodit Penal. ASkujt të mos i shkojë mendja të luaj me ndjenjat dhe me interesat e fëmijëve shqiptarë dhe të tjerëve”, u shpreh Nuhiu.

Nxënësit shqiptarë në Veles ankohen se diskriminohen pasi pengohen që të shkollohen në gjuhën amtare. Prej disa ditësh 16 të rinjë shqiptarë protestuan para gjimnazit “Koço Racin” në Veles pasi nuk arritën të regjistrohen me kriteret e njejta, që sipas tyre, vlenin për nxënësit maqedonas. Sot, ky problem është zgjidhur, por ata kanë edhe ankesa tjera, ndër të cilat thonë se në paralelet në gjuhën shqipe vetëm 2 deri në 4 lëndë ligjerohen në shqip, tjerat maqedonisht.

Ndërkaq, 13 fëmijë të Idrizovës, në komunën e Gazi Babës, ankohen se s’mund të ndjekin mësimin në shkollën “Njegosh” pasi u mohohet kjo e drejtë në klasat VI- IX.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ