Të dielën dështoi të votohet formimi i qeverisë Kurti 3. Albin Kurti, si mandatar nuk arriti t’i marrë 61 vota.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kishin thënë paraprakisht se s’kanë votë për Kurtin dhe e kanë akuzuar atë për bllokim të shtetit prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas tyre, mundësia e vetme për stabilitet janë zgjedhjet e reja.
Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se dështimi për formimin e qeverisë Kurti 3 nuk është humbje për Albin Kurtin apo LVV-në, por për shtetin e Kosovës.
Ai thekson se kjo situatë përfaqëson mohim të vullnetit qytetar dhe një sprovë të rëndë për demokracinë e vendit.
“Do të ishte gabim nëse do t’i gëzohemi dështimit të formimit të qeverisë Kurti 3, sepse këtu nuk po dështon Albin Kurti dhe LVV, së bashku me partnerët e saj, por po dështon krijimi i qeverisë së Kosovës, ku do të shohim hapur dhe pa ndonjë brengë ndaj qytetarëve të vendit, një mohim të vullnetit opozitar dhe rrolin e tyre që përcaktojnë me synimet e tilla, që do të ishin vetëm fatale dhe një sprovë e rëndë për një popull dhe shtet të ri demokratik, siq është Kosova.
Me këtë domethënje është vështirë të thëmi diçka që shpreh natyrën e gjërave në mënyrën reale apo të saktë, realizimi i sëcilës kalon nëpër rreziqe të njëpasnjëshme, ku ky rrugëtim ka në themel të vet një imazh në të cilin njeriu kërkon të shpreh atë më të mirën, por të qenët e tij dhe aspiratat i ndërprehen nga një autoritet i çakorduar dhe trashëdent i një pushteti të rremë ”, tha ai.
Ai ka deklaruar se mosvotimi i qeverisë Kurti 3 është një zhgënjim për të gjithë ata që refuzuan bashkëpunimin me partinë fituese LVV dhe partnerët e saj, duke e futur vendin në një gjendje të padëshirueshme.
Sipas tij, “më të rrezikshme janë shkatërrimet e brendshme, sepse rrënojnë rendin shpirtëror e shoqëror”, ndërsa ka paralajmëruar se “pushteti mund ta verbojë njeriun dhe ta shtyjë përtej çdo vlere”.
“Mosvotimi i qeverisë Kurti 3, do të ishte zhgënjyes për gjithë ata të cilët e refuzuan bashkëpunimin e tyre me partinë fituese LVV dhe partnerët e saj, duke e sjellë situatën në një gjendje të pa lakmueshme, por shumë të dëshiruar nga gjithë ata që nuk ia dojnë të mirën këtij populli dhe këtij vendi.
Në një përpjekje për një analizë të gjendjes në Kosovë, do të ishte shqetësusese, kur kriza e kohës dhe botës po vrapon edhe drejtë nesh, ndërsa ne, nuk jemi duke e parë me sytë që na janë bërë perde nga vërbimi që na ka kapluar për pushtet, dhe nga ky këndvështrim, që mund të përkufizohet si katastrofale për një popull dhe shtet, sepse nuk e kemi të qartë akoma, se prej ngjarjeve prej atyre më të rënda nuk na ndanë shumë kohë, që kemi kaluar dhe jemi sprovuar shumë keq.
Thotë një fjalë popullore, më të frikshme janë shkatërrimet e brendshme, sepse rrënohet gjithçka që ka të bëjë me rendin shpirtëror dhe shoqërorë, me respektin për njeriun dhe vendin. Mirëpo, ka edhe një rrezik tjetër që i kanoset njeriut edhe pse nuk është i dukshëm drejtpërsëdrejti, kur e kaplon dhe ia vërbon sytë «pushteti» njeriu me këtë ndikim e tejkalon çdo vlerësim” – përfundon ai për gazetën.