Nuk dinte këngën që i kërkuan të këndonte, vritet këngëtari turk (FOTO)

Onur Şener, një këngëtar turk që punonte në një klub nate në Ankara, është vrarë nga tre persona pasi nuk dinte këngën që ata i kërkuan.

Tre burrat iu afruan këngëtarit dhe i kërkuan të këndonte një këngë që ata donin. Por një debat verbal filloi mes tyre pasi këngëtari tha se nuk e dinte këngën. Kaq mjaftoi që debati verbal të shndërrohej në një përleshje fizike, ku u përfshinë stafi i lokalit dhe klientët.

Tre burrat e goditën me shishe qelqi këngëtarin i cili u plagos rëndë dhe humbi jetën në spital.

Ekipet e Departamentit të Policisë së Ankarasë arrestuan tre persona në lidhje me ngjarjen e rëndë.