Nuk do ta besoni çfarë ka bërë Isco kundër Juventusit

Isco e mbylli ndeshjen ndaj Juventusit me bilanc perfekt të pasimeve.

Mesfushori i Real Madridit, Isco ka zhvilluar një ndeshje fantastike në fitoren ndaj Juventusit në ndeshjen e tyre të parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ylli spanjoll e mbylli fitoren 3:0 me një bilanc perfekt të pasimeve.

Isco realizoi 57 pasime nga saktësisht 57 tentime në duelin ndaj Bianconerëve në Torino, përcjell “lajmi.net”.

Isco po ashtu krijoi aksionin e golit të parë nga Cristiano Ronaldo, duke konfirmuar formën e mirë pas het-trikut të realizuar në fitoren e Spanjës ndaj Argjentinës me rezultat 6:1. /Lajmi.net/