A po planifikon tashmë Lionel Messi hapin tjetër në karrierën e tij unike?
Superylli i futbollit luan në ligën MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 2023. Por me sa duket, ai nuk do të qëndrojë gjatë atje, shkruan “Bild”.
Kontrata me Inter Miamin, kampionit të Botës me Argjentinën i skadon në fund të vitit 2025. Sipas raportimeve në Spanjë, Messi nuk ka në plan vazhdimin e kontratës.
Siç raporton gazeta “El Nacional”, tetë herë fituesi i Topit të Artë tashmë ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, Argjentinë. Prandaj, Messi nuk dëshiron ta mbyllë karrierën e tij në Miami, por me klubin e fëmijërisë, Newell’s Old Boys.
Messi e filloi karrierën e tij në klubin nga provinca argjentinase, Rosarios dhe luajti atje deri në moshën 13-vjeçare. Më pas, ai shkoi në Evropë dhe iu bashkuar Barcelonës, ku qëndroi për më shumë se 20 vjet dhe bëri histori.
Sipas raportit, ëndrra e tij është të pensionohet nga futbolli në Newell’s Old Boys. Pavarësisht suksesit të tij botëror, ai kurrë nuk e harroi klubin e tij të fëmijërisë.
Gjatë kohës së tij sa ishte te Barcelona, në vitin 2016 Messi kishte paralajmëruar kthimin në vendlindje.
“Nëse do të kthehesha në Argjentinë, gjë që do të doja ta bëja, do të luaja vetëm për Newell’s”, pati thënë Messi.
Messi fitoi dhjetë tituj kampioni në Spanjë me Barcelonën. Fitoi katër Liga të Kampionëve, shtatë Kupa dhe tre tituj të Kupës së Botës për klube.
Në vitin 2021 ndodhi e paimagjinueshmja. Messi u largua nga Barcelona, ekip që kalonte krizë financiare dhe nuk i përmbushi dëshirat e superyllit argjentinas. Për Paris Saint-Germainin, ana financiare nuk ishte problem. Francezët e realizuan transferimin e superyllit nga Barcelona në Paris.
Por kurrë nuk u bë martesë e ëndrrave. Titulli i shumëkërkuar i Ligës së Kampionëve nuk u fitua as me Messin. Pas vetëm dy vitesh, Messi u transferua në Shtetet e Bashkaura të Amerikës dhe së shpejti mund të kthehet në Argjentinë.