Nuk do të mësohet autobiografia e Hillari Klinton nga nxënësit e Luginës

0

Autobiografia e Hilari Klintonit nuk është dashur të hyjë në tekstet shkollore për klasat e para të gjimnazit në gjuhën shqipe, por të shërbej si shembull i tekstit në zhanrin letrat të autobiografisë, thotë përfaqësuesi i Këshillit Nacional shqiptar Qenan Hetemi.

“Kjo është dashur të jetë shembull i tekstit të autobiografisë dhe nuk ka të bëj fare me tekstet. Kjo nuk është aq e rëndësishme dhe do të largohet” ka thënë Hetemi për Tanjug, transmeton presheva.com.

Hetemi i cili është koordinator i komisionit të cilin e ka emëruar KNSH që të merret me planin dhe programin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe thotë se do të propozoj ekipin që merret me plan dhe program për shkollat e mesme që të përfshijnë ndonjë personalitet tjetër dhe autobiografinë e tij./presheva.com/

Komentet

komentet