“Nuk dua të jem pjesë aty hiç” Kë nuk do Luizi pranë tij?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Prill, 2023

Që natën e parë që Efi Dhedhes u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nisi me ngacmimet kundrejt Dea Mishel. U duk që Efi nuk e kishte harruar ende nominimin që e eliminoi nga loja.

Dea fitoi një sfidë inteligjence dhe Vëllai i Madh i dha si avantazh të nxirrte në nominim 3 banorë. Ajo menjëherë tha Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Efi.

Kjo e fundit sapo rihyri në BB VIP i tha Deas që të bënte gati valixhet pasi do ta nxirrte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjatë prime-t të së martës, Dea tha se nuk i ka pritur mirë ngacmimet e Efit pasi për të ka qenë një javë mjaft e ngarkuar.

Nga ana tjetër, Efi tha se i ka bërë për të parë reagimin e saj dhe se nuk ka asnjë hatërmbetje. Madje gjatë ditës së djeshme dy vajzat kanë pasur komunikim mjaft të qetë me njëra-tjetrën.

Por tani Efi nuk ka komunikim me dy banorët që i konsideronte miq, Kiarën dhe Luizin. Madje ky i fundit duket sikur po shmang vendet ku qëndron Dhedhes.

Mbrëmë teksa ishte me Kiarën dhe Ronaldon në dhomën e ndjenjës, ata vendosën që të dilnin jashtë. Por këngëtari vuri re se aty ishte Efi që po bisedonte me Dea dhe u shpreh se nuk donte të shkonte aty.

“Yyy shih si kanë hipë ata. Ik se nuk dua të jem pjesë aty hiç”, tha Luizi.

Ndërkohë ai dhe Kiara u kthyen mbrapsht, Ronaldo vendosi që të dilte jashtë ku po qëndronin pjesa tjetër e banorëve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-06-01-00-12-22-617-edit_com.facebook.katana

Filloi! Olta dhe Luizi zgjojnë kuriozitetin e ndjekësve me postimin e tyre

armaldo maestro

Maestro për zhvillimet në Veri: Kosova është Shqipëri

Screenshot_2023-05-31-17-18-54-041-edit_com.android.chrome

“Mbajti 10 mln lekë të çmimit për të blerë makinë” Ja ç’inat të vjetër kanë Adi Krasta dhe Luiz Ejlli

Screenshot_2023-05-31-17-15-15-460-edit_com.android.chrome

Flokët e tij u kthyen në trend te të rinjtë/ A do jetë pjesëmarrës Luizi në Karnavalet e Korçës?

luiz ejlli

I vetmi që nuk e përdori, Luizi na prezanton me vëllaun e tij

dua-lipa

Dua Lipa “pushton” botën me projektin e fundit

dea krsit]

Tha se është në një marrëdhënie me Kristin, Dea sqaron deklaratën e saj

bledi nita

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

beatriks ramosaj

Mbesa e Deçanit që po i vë “flakën” Instagramit

INFO

NA NDIQ