‘Nuk e meritonim të dilnim jashtë’, Nagelsmann flet me trishtim

Picture of ina-online
ina-online

06/07/2024

Spanjë-Gjermani rezultoi një super sfidë, mëkati i vetëm që nuk ishte një finale, por emocionet ishin aq të forta, sa në fund i gjithë stadiumi, por dhe miliona tifozë në të gjithë botën, duartrokitën protagonistët e këtij takimi spektakolar.

Spanja ishte mbetet dhe një tabu e madhe për Gjermaninë, me “Furinë e Kuqe” që siguroi një biletë për në gjysmëfinale pas një goli të Merino-s në minutën e 120, një fund i denjë për regji filmi.

Dani Olmo, i hedhur në fushë si zëvendësues gjeti prekjen fituese në minutën e 51-të duke kaluar Spanjën në avantazh, por Gjermania i kthehet ADN-së së saj, në limite, në minutën e 89-të Wirtz barazoi shifrat duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Ekipi i Nagelsmann bëri gjithçka për të fituar këtë takim, protestuan ashpër te gjyqtari i takimit për një prekje të topit me dorë nga Cucurella, por atëherë kur nuk pritej, Merino me kokë “dogji” Rudiger duke dërguar topin në rrjetë dhe Spanjën në gjysmëfinale ku do të përballet me Francën.

Pavarësisht se ky eliminim ishte shumë i hidhur, Nagelsmann mbajti emocionet duke uruar Spanjën: “I bëj komplimentet e mia që arritën gjysmëfinalen. Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë.

Në të dytën ishim më mirë, pas minutës së 60-të ishim qartësisht ekipi më i mirë. Barazimi ynë ishte i merituar. I thash lojtarëve që nuk e meritonim të dilnim nga ky turne”, u shpreh ndër të tjera Nagelsmann.

TË FUNDIT
4 orë
Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja
5 orë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
6 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane
6 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne
19 orë
​Milani tenton sërish për Brojën

ME TE LEXUARA

19 orë
​Milani tenton sërish për Brojën
6 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne
6 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane
5 orë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
1 ditë
Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”
4 orë
Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja
1 ditë
Araujo operohet në Finlandë, rikthimi te Barcelona pas festave të fundvitit!...
1 ditë
Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja

ballkani kf

Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

kane

Një tjetër lajm i keq për Harry Kane

Pep Guardiola

U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne

Armando Broja

​Milani tenton sërish për Brojën

shendrit dehari

Shëndrit Deari shpallet kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut

rej manaj

Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit

osimeh

Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A

mbappe mbape

Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

INFO

NA NDIQ