Nuk e nxorën në shitje pronën e konfiskuar të Gruevskit – Kovaçevski se ka idenë pse Qeveria e bëri këtë

INA
INA

18/10/2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka idenë pse Qeveria ditë më parë në mbledhjen e saj nuk vendosi që pasuria e konfiskuar e ish kryeministrit Nikolla Gruevski të nxirret në ankand publik.

I pari i organit ekzekutiv thotë se në mbledhjen e djeshme nuk ka qenë prezent, ndërsa me seancën ka udhëhequr zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

“Unë dje nuk isha në seancë të Qeverisë. Në mungesë të kryeministrit, seancën e udhëheq zëvendëskryeministri i parë ose ndonjëri nga zëvendëskryeministrat. Nuk mund të ndaj hollësi për secilën nga pikat sepse gjithmonë ka shumë pika të propozuara. Nuk kam informacion se jam kthyer natën vonë”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Alsat mëson se Qeveria ka kthyer mbrapa raportin e drejtorit të Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar për një gabim teknik në përkthim, pavarësisht se vetë organi ekzekutiv rendin e ditës e kishte formuluar me gabime të mjaftueshme teknike, madje edhe jo më pak se datën e seancës.

Qeveria të martën më 17 tetor 2023 rendin e ditës e ka evidentuar me datën 12 shkurt 2019. Bazuar në vendimet e plotfuqishme të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Agjencia për menaxhimin e pronës së konfiskuar ka nisur procedurën për konfiskimin e dy banesave, njëra 65 m2 dhe tjetra 44 m2.

Përveç dy banesave, Gurevski parashikohet t’i konfiskohen edhe 3 apartamente në Rezidencën Panorama, si dhe tokë ndërtimore në Qendër dhe fshatin Norovë në Krushevë.

Askush nga organi ekzekutiv nuk ishte i gatshëm të komenton nëse vërtet pasuari e Gruevskit besohet të jetë vetëm 2 banesa dhe 3 apartamente, pasuri kjo e cila është simbolike në raport me jetën luksoze të ish kryeministrit, syzet dhjetëra mijëra euro dhe standardin e familjes së tij të dëshmuar tashme prej sa vitesh, gjegjësisht prej kur Gruevski ndodhet në arrati.

Në listat anketuese, tani nuk mund asgjë të evidentohet me emrin Nikolla Gruevski, pavarësisht dhe informacionet për pasurinë e tij ishin të qasshme deri kohë më parë. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ora

Doganat e Maqedonisë parandalojnë kontrabandim të 84 orëve Casio dhe 7.560 copë bizhuteri

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Babai takon Naim Murselin në burg: Djali im nuk ka ditur gjë për vrasjen e Liridonës atë natë

liridona

Fëmijët e Liridonës merren nën kujdestarinë e shtetit suedez

punetor

Demolli: Pas janarit vështirë se do të gjenden punëtorë me pagë 600 euro

moti

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

INFO

NA NDIQ