Nuk është e lehtë të jesh antikonformistët në Kërçovë

0

Arbër Çeliku

Ata që mburren me lirinë e sjellë sot, janë robëruesit më të mëdhenj që i kam parë ndonjëherë. Dje mbrëma, e lashë të takohemi me një kushëri timin në njërin e lokalit të katundit, u ula në tarracë dhe prita për një kohë, kur shoh telefonin, më dërgon mesazh dhe më thotë: “Jam brenda”.

Hyj, ishte ulur në një tavolinë pas një shtylle, me shpinën e kthyer kah dera e hyrjes. “Ka shkuar tashmë lajmi që jam ulur me ty!”. Sapo u ula, u ngrita me arsyetimin se kam një punë të ngutshme në qytet. Sinqerisht më erdhi shumë keq për të. Ka fëmijë dhe ai, me atë punë në administratën e shtetit, që e ka marrë para se të vijë partia, i ka rritur dhe shkolluar ata.
Shkoj në qytet, takoj ca miq, kuptoj se robëruesit që na e sollën lirinë, shkojnë shtëpi më shtëpi dhe i terrorizojnë njerëzit.

Gjumi më zuri natën vonë, me brengën e madhe për bashkëvendasit e mi, të terrorizuar me shekuj nga pushtuesit e huaj dhe tani nga profetët e rrejshëm. Kërçova është kthyer në kohën e Kryqzatave. Njerëzit heshtin, por dhe heshtja vret.