Nuk është e vërtetë që nuk keni kohë për palestër, zbuloni përse

0

Kur bëhet fjalë për aktivitetet fizike, shumë prej nesh shpenzojnë më shumë kohë duke shpjeguar pse nuk kemi kohë, se sa të veshim atletet tona dhe të dalim nga dera për tu nisur për një ecje.

Sipas organizatës Amerikane “Heart Association”, çdo javë duhet të bëjmë vetëm 150 minuta stërvitje, megjithatë shumica prej nesh nuk e arrijnë këtë qëllim. Në një studim të ri në revistën Neuropsychologia, studiuesi i doktoraturës së Universitetit të Kolumbi Matthieu Boisgontier, recrutoi 29 pjesëmarrës dhe u kërkoi atyre të shqyrtonin imazhet e aktivitetit fizik ose imazhe të njerëzve që vetëm qëndronin, ndërsa mbanin elektroda që regjistronin aktivitetin e trurit.

Pjesëmarrësve iu kërkua të lëviznin thjesht një një komandë ose të lëviznin ata personalisht sa më shpejt që të mundeshin në fotografitë ku zhvillohej aktiviteti fizik dhe me pas e njëjta gjë për fotografinë tjetër. Rezultati ishte që vullnetarët lëvizën më shpejt komandën që i kidhin dhënë drejt fotografive ku tregohej aktiviteti fizik por në realitet nuk tentuan të çoheshin dhe të shkojnin drejt saj por ndejtën pa levizur.

Me fjalë të tjera, truri punoi më shumë për t’u larguar nga imazhi i ulur porn ë fakt personat jo. Pse truri ynë punon më shumë kur merret parasysh ushtrimi? Arsyeja mund të mbështetet në instinktet e mbijetesës. Ruajtja e energjisë fizike ka qenë thelbësore për mbijetesën e njerëzve, pasi na lejon të jemi më të efektshëm në kërkimin e ushqimit dhe strehimit.

“Këto rezultate sugjerojnë se truri ynë është tërësisht i tërhequr nga sjelljet e që nuk kërkojonë shumë energji.Në një letër në Raportet aktuale të Mjekësisë Sportive, autori Daniel E. Lieberman, shpjegoi se për shkak se prirja jonë natyrore është të jemi dembel, thjesht duke u thënë vetes të ushtrojë më shumë nuk do të funksionojë. Keni nevojë për joshje. Zgjidhja është që ushtrimi juaj të ndihet më shumë argëtuese në formën e lojës; zgjidhni aktivitete që nuk duken si ushtrime dhe me shumë mundësi do ta bëni më kënaqësi./Living

Komentet

komentet