Për 30 milionë euro João Pedro Neves Filipe i njohur si Jota, nënshkroi për klubin saudit Al Ittihad nga Celtic në korrik. Megjithatë, vetëm një muaj më vonë, lojtari do të largohet nga klubi.
24-vjeçari siguroi një transferim në Saudi pas një sezoni fantastik në ligën skoceze, duke shënuar 15 gola në të gjitha garat. Megjithatë, pas vetëm një muaji dhe 6 ndeshjeve për skuadrën, lojtari është duke u larguar nga klubi.
Kjo pasi Jota nuk është në standardet e kërkuara nga skuadra e Nuno Espírito Santo-s, i cili mburret me Karim Benzema dhe N’Golo Kante në ekipin e tij.
Mediat raportojnë se ka “pakënaqësi mes tifozëve dhe drejtuesve”, pasi ai nuk është një nga yjet e skuadrës dhe nuk është i famshëm.