Nuk i’a vlen të bleni një makinë jashtë, do ta merrni lirë, por do të paguani shumë për doganën

ina-online
ina-online

15/03/2024

Së fundmi, importimi i veturave nga jashtë është bërë sfidë e “kripur” për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Tarifat doganore të automjeteve janë shumë të larta, duke i bërë ato të papërballueshme për shumë.

Pikërisht për këtë po rritet çmimi i veturave tashmë të importuara, shkruan portali Denar.

Vangel Iliev nga Shkupi tregon se ka dashur të importojë një Peugeot 308 nga Gjermania, por është përballur me një situatë befasuese.

Vetëm për doganë, tregon ai, i është thënë të paguaj rreth 130.000 denarë apo mbi 2100 euro.

“Isha i përgatitur për disa kosto shtesë, por kjo ishte përtej pritshmërive. Nuk mund ta përballoja një shumë të tillë. Makina kishte shumë pajisje dhe për këtë arsye dogana ishte e shtrenjtë. Imagjinoni, madje më kanë vënë në dukje se makina kishte katalizator të integruar, gjë që rriti edhe më tej çmimin e doganës. Cila është logjika? Katalizatori është futur në automjet që të mos ketë ndotje të ajrit dhe do të ishte logjike që këtë ta konsideronim si avantazh dhe të më thonë se do të paguaj më pak doganë, jo më shumë”, thotë Iliev.

Një situatë e ngjashme ka pasur edhe Dimitri nga Koçani, i cili ka blerë një makinë nga Bullgaria. Për të zhdoganuar dhe për ta transferuar në targa vendore është dashur të paguajë 200.000 denarë apo mbi 3300 euro.

“Ndihesha sikur po bleja një makinë dy herë – një herë në Bullgari dhe pastaj përsëri në Maqedoni. Tarifa doganore është shumë e lartë dhe nuk ia vlen më të futet një makinë nga jashtë”, tha bashkëbiseduesi Dimitrij.

Një pronar i një parku për shitjen e veturave në Shkup pranon se çmimet e veturave janë joreale dhe shumë të larta për standardin në Maqedoninë e Veriut.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

INFO

NA NDIQ