Nuk ishte pajisur me dokumentet, mërgimtari hidhet nga vinçi

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fulham Broadway të Britanisë së Madhe.Një video është shpërndarë në rrjetet sociale, ku një mërgimtar shqiptar ka zgjedhur t’i japë fund jetës në mënyrën më të dhimbshme.

Ai ka hipur në majë të një vinçi dhe është hedhur nga lartësia e madhe. Mësohet se shqiptari ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur, por është mësuar se kishte 13 vite në Britani ku nuk ishte i pajisur ende me dokumente. Shqiptari kishte kohë që vuante nga stresi i vazhdueshëm derisa ndërrmori aktin e rëndë që rezultoi fatal.