“Nuk jam serbe!”/ Pse deklarata e fundit e Dojna Memës ndezi rrjetin?

INA
INA

31/05/2023

Nuk e di pse së fundmi çdo gjë që unë postoj në rrjetet sociale, përbën polemikë për një numër të caktuar (njerëzish). Konkretisht, bëra repost një story ku ishte keqpërdorur imazhi im dhe kisha shkruar: “Unë nuk jam serbe (larg qoftë)”, kur ç’të shoh, më vjen një lumë mesazhesh në inbox që më thonin: “S’të vjen turp, ti je personazh publik”; “Kjo nxit urrejtjen ndaj racës”.

Dhe më tutje…

“Tani njerëz, mos u bëni me memorie të shkurtër. Serbia është një vend i cili ka përdhunuar, ka vrarë, ka masakruar gjakun tonë, shqiptarët e Kosovës dhe për sa kohë, nuk bëjnë një hap mbrapa dhe nuk thonë: “Po, e kemi bërë! Po, kemi masakruar, pushtuar, vrarë dhe përdhurnuar, nuk mund të ketë një dorëdhënie dhe të thuhet: “Po, tani mund të flasim si njerëz të qytetëruar”….

Kjo ishte një pjesë e deklaratës virtuale të Dojna Memës, pas së cilës rrjeti u ndez. Pati nga ata që nuk i pranojnë hapur të tilla deklarata, por edhe nga ata që mendojnë se Dojna, si personazh publik, mbase nuk duhet të jetë kaq “ekstremiste” në gjykimin e saj.

Megjithatë, Dojna e ka gjithmonë një përgjigje dhe një kundërargument për gjithçka që thotë, aq më tepër publikisht:

“Flasim për një shtet i cili sot e kësaj dite, i mëson fëmijët që në bankat e shkollës me historinë për së prapthi duke thënë që “Kosova është Serbi”. Kështu që, “larg qoftë të jem serbe” është minimumi që mund të them, me gjithë respektin”.

“Edhe një gjë: “Lufta e Kosovës” është koncept i gabuar! Nuk ka pasur luftë. Lufta është kur dy ushtri luftojnë për territor. Të përdhunosh nëna dhe të vrasësh fëmijë quhet MASAKËR!”

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luizi

Nuk kishte si të mungonte, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën

ZHAKU

Mesazhi për Meritonin në “Big Love”, reagon Zhaklin Lekatari

Sara gjordeni bbvip

Sara Gjordeni tregon kush është vajza që ajo mbështet dhe që do ta fitojë BBV3

franci

Sa kushtoi veshja e Françeskës në ‘Prime-n’ e djeshme?

juli egla

Rezultati mes Eglës dhe Julit, ja kush doli i preferuari i publikut

Big brother vip albania3

Këto janë nominimet, kush rrezikon të dal?

romeo donaldi

Donaldi dhe Bora ironizojnë deklaratën e Eglës ndaj Romeos

juli egla

Sërish përplasje mes Eglës dhe Julit

luizi ledri vula

Luizi dhe Ledri shfaqen duke kënduar së bashku (video)

INFO

NA NDIQ