Nuk janë “europianë” ata që e shpresojnë shpëtimin nga Gruevski

Picture of ina-online
ina-online

06/11/2023

Katerina Bllazhevska/DW

Si shoqëri, të gjithë duhet të organizohemi dhe aleatët tanë europianë të na ndihmojnë që të mos lejojmë shantazhe ndaj gjykatësve, sepse pas kësaj nuk do të ketë kuptim as demokracia dhe as nocioni “shteti i së drejtës”, tha në bisedë për DV lideri i Alternativës, Afrim Gashi, duke folur për presionet në Gjykatën Supreme për miratimin e mendimit të ri parimor që do ta ringjallë abolimin nga Gjorge Ivanov.

Gashi bashkë me liderët e Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes Demokratike, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, katër ditë më parë, në konferencë të përbashkët për media, paralajmëruan mbi presionet politike në Gjykatën Supreme, me qëllim që të krijohet qëndrimi i ri parimor i gjykatës, i cili do të mundësojë kthimin e Nikolla Gruevskit.

”BDI-ja dhe individë të caktuar, të cilët janë të instaluar në kryesinë e kësaj partie, vazhdojnë të ushtrojnë presion të paparë ndaj gjykatësve të kësaj gjykate. Ky është edhe një tregues se BDI-ja nuk është e interesuar për BE-në dhe për ndryshimet kushtetuese (…) Sipas informacioneve tona, këto ditë po përgatiten për të dorëzuar kërkesë të re te një gjykatës tjetër, që me çdo kusht të kthehet Gruevski”, tha Mexhiti.
Një ditë më vonë, për ekzistimin e presioneve politike foli edhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në intervistë për „Сакамдакажам.мк.”

“Ndërhyrja e politikës në gjyqësor në vendin tonë është dukuri e pranishme dhe tashmë kjo është shënuar si problem që e cenon pavarësinë e tij. Fakti është se nuk respektohet parimi kushtetues i ndarjes së pushtetit. Ka situata të përpjekjeve për ndërhyrje direkte në politikën dhe në pushtetet e tjera, kjo për shkak të realizimit të agjendave që nuk janë në korrelacion me sundimin e së drejtës dhe me kompetencat e pushtetit gjyqësor. Por, ne si Gjykatë Supreme dhe si gjykata më e lartë në vend, nuk lejojmë dhe nuk guxojmë të lejojmë që përpjekjet e tilla ta cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe, në këtë mënyrë, të bjerë reputacioni dhe autoriteti i Gjykatës Supreme”, tha Ademi.

Edhe ne kemi informacione për presionin

Ku e dinin tre partitë e bllokut opozitar të shqiptarëve për presionet e tilla?
“Për këtë presion opinioni ishte informuar nga vetë gjykatësit, madje edhe nga kryetarja e Gjykatës Supreme, por edhe neve na vijnë informacione për presionin e ushtruar ndaj tyre. Nëse në shekullin XXI, në një vend që pret hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, Qeveria ushtron presion mbi gjyqësorin, në rastin tonë ndaj Gjykatës Supreme, kjo është alarmante dhe do të thotë se duhet të ndërhyhet sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe, kur tashmë dimë temën e presionit – të kthehet abolimi i Ivanovit – me qëllim të abolohet Nikolla Gruevski dhe familja e tij, kjo bëhet edhe më e tmerrshme. Këtu të gjithë duhet të organizohemi si shoqëri, na duhen të na ndihmojnë edhe aleatët tanë europianë që mos të lejojmë shantazhimin e gjykatësve, sepse pastaj nuk do të ketë kuptim as demokracia dhe as nocioni i shtetit të së drejtës.”, thotë lideri i Alternativës në bisedë për DV.

Partia e udhëhequr nga Gashi, bashkë me Lëvizjen Demokratike dhe Lëvizjen Besa, dje e zyrtarizuan daljen e përbashkët në frontin e koalicionit opozitar me emrin “Lidhja Europiane për Ndryshim”. A u dërgua me këtë mesazhi se partitë në pushtet nuk kanë të drejtë ta monopolizojnë narrativën se ata janë “front europian“?

“Me përcaktorin ‘europian’ duam të bëjmë dallimin se kush jemi ne dhe për çfarë angazhohemi. Përveç kësaj, ne jo vetëm që dyshojmë në sloganin e tyre europian, por deri më tani kemi dhënë argumente më të prekshme se ata janë më së paku të përkushtuar ndaj vlerave europiane dhe këtë tashmë e konfirmojnë edhe disa ambasadorë të shumë vendeve të rëndësishme të Bashkimit Europian në vendin tonë. Në fund, janë qytetarët ata që do të vlerësojnë se kush është europian vetëm me emër dhe kush është europian sipas përkushtimit, parimeve dhe vlerave. E nëse flasim për temën e monopolit, monopoli i tyre i vetëm mund të jetë korrupsioni dhe krimi, me çka ata sigurisht mund të krenohen. Si mund të flasin me përcaktorë europianë ata që e shpresojnë shpëtimin nga Nikolla Gruevski?”, pyet Gashi.

Prioriteti – lufta kundër krimit

Ky koalicion do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare me lista të përbashkëta, por edhe me kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale. Qëllimi i tyre kryesor do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe dërgimi i BDI-së në histori. Sipas Gashit, koalicioni i promovuar nuk është vetëm koalicion i tri partive, por më shumë se kaq.

“Ne kemi bërë koalicion me çdo qytetar që nuk është dakord me politikat e kësaj Qeverie dhe që dëshiron një të ardhme europiane. Prandaj presim mbështetje nga secili që beson në këto vlera, qoftë parti politike, organizatë joqeveritare, lëvizje civile, intelektualë, artistë, sportistë, etj.”, shpjegon ai.

Tre liderët kanë theksuar dje se nuk ka alternativë për integrimin europian, por edhe nuk lëshojnë pe nga kërkesa e tyre që formulimi “20 për qind” të zëvendësohet me “gjuhën shqipe”.

Prandaj, pyetja kryesore është nëse do të përpiqen të fitojnë besimin e qytetarëve me tema etnike ose qytetare?

”Lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe angazhimi për zhvillim më të shpejtë ekonomik e standard më të lartë jetësor do të jenë prioritetet e veprimit tonë programor dhe politik. Gjithashtu, do të përpiqemi për vendosjen e fuqishme të shtetit të së drejtës dhe për reforma thelbësore në arsim dhe për përmirësimin rrënjësor të sistemit shëndetësor. Për fat të keq, meqë kemi një parti shqiptare, e mbetur në pushtet që nga koha e regjimit të Gruevskit, e cila është lidere për korrupsion dhe krim, mund të ngjajë me luftë etnike, por ne parimisht jemi të përkushtuar për arritjen e qëllimeve tona programore dhe në betejë me secilin i cili ndikon në pronën dhe jetën e qytetarëve. Dhe duke qenë se si shtet jemi të organizuar në organizata politike etnike, edhe pse i drejtohemi votuesit shqiptar, kjo në asnjë mënyrë nuk e përjashton askënd. Përkundrazi, presim mbështetje nga të gjithë qytetarët në përpjekjet tona për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

Dhe, nëse me pyetjen tuaj mendoni në angazhimin tonë edhe për temat etnike, më duhet të theksoj se edhe për këtë jemi të kujdesshëm. Të angazhohesh që gjuha amtare të emërtohet me dinjitet dhe jo me nocione fyese, kjo është po aq europiane, nëse jo edhe më shumë, sesa angazhimi për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë. Sigurisht, ne as nuk fshihemi e as nuk aktrojmë – jemi koalicioni i partive shqiptare, i cili angazhohet për ndryshime europiane. Më e qartë se kaq nuk mund të bëhet.”, thotë Afrim Gashi.

TË FUNDIT
20 minuta
Alternativa-Likovë me tre poste në Qeveri
3 orë
Pritjet kufitare, ja sa po pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë
3 orë
Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë
4 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius
15 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

ME TE LEXUARA

22 orë
Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit
22 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik
1 ditë
Deri 41 gradë, ky është moti për sot
20 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
1 ditë
Mickoski: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë me dy kahje, pyetja e vërtetë është pse Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës
18 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

LEXO MË SHUMË

IMG_4342

Alternativa-Likovë me tre poste në Qeveri

IMG_4341

Pritjet kufitare, ja sa po pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë

BDI Ali Ahmeti

Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë

moti Vapa nxehti temperaturat

Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

bilall kasami

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

INFO

NA NDIQ