Nuk ka arsye për shtyrje të regjistrimit, thotë Zaev

Kryeministri Zoran Zaev nuk sheh arsye të shtyhet zbatimi i regjistrimit, pasi siç tha ai organizohet sipas të gjitha protokolleve për mbrojtje. Rezultatet e këtij regjistrimi, sipas tij janë me rëndësi të madhe për të ardhmen ekonomike të shtetit dhe prandaj duhet të zbatohet.

“Nuk shoh asnjë arsye, as edhe në rrethana të supozuara për më shumë të infektuar nga mesatarja të anulohet procesi i regjistrimit dhe nuk duhet të shtyhet, pasi ai do të mbahet sipas të gjitha masave dhe protokolleve për mbrojtje që janë bërë në periudhën kur kemi pasur edhe nga 1800 raste në ditë”, ka thënë Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kopshtin e rikonstruuar në Karposh.

Mënyra e qasjes së anketimit sipas tij është qartë e definuar përmes respektimit të protokolleve të sigurisë dhe për këtë shkak procesi nuk duhet të anulohet.

“Me siguri disa vende mund të lejojnë të shtyhet, por ata kanë bërë regjistrim para dhjetë vitesh, ndërsa ne nuk kemi regjistrim rreth njëzet vjet. Mospasja e të dhënave sjell padrejtësi, pabarazi te qytetarët, ndërsa institucionet në nivel lokal dhe qendror i vendos në gjendje të punojnë në mjegull, ashtuqë regjistrimi duhet të zbatohet prej 1 deri më 21 prill me rezidentët. Ai veçmë ka filluar me regjistrimin e diasporës. Kthim prapa nuk ka, duhet të gjithë të ndërmarrin përgjegjësi dhe të marrim pjesë në këtë operacion statistikor që është i nevojshëm për zhvillimin e masave ekonomike dhe të ardhmen e vendit”, ka thënë Zaev.