Nuk ka finale për Bardhin dhe Levanten kundër Barcelonës, fitoi Athletic Bilbao (VIDEO)

Athletico Bilbao është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Mbretit pas fitores ndaj Levantes, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra baske në takimin e parë gjysmëfinal barazoi ndaj Levantes 1:1, kurse në duelin e dytë të zhvilluar sonte, Bilbao fitoi me përmbysje 1:2.

90 minutat përfunduan me rezultat 1:1, teksa fituesi i kësaj përballje u vendos në vazhdime me mysafirët që realizuan në minutën e 112-të për ta prerë biletën për finalen e madhe ku i pret Barcelona.

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë.