“Nuk ka imunitet nga akuzat penale”, Gjykatësja rrëzon pretendimin e ish-Presidentit Trump

ina-online
ina-online

02/12/2023

Ish-Presidenti Donald Trump nuk ka imunitet nga akuzat penale për veprimet që ndërmori si president, tha gjykatësja të premten, duke refuzuar kërkesën e tij për të rrëzuar çështjen penale të ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith ku e akuzon ish-presidentin për përpjekje për përmbysjen e humbjes në zgjedhjet e vitit 2020.

Gjykatësja Tanya Chutkan nuk gjeti baza ligjore për të konkluduar se presidentët nuk mund të përballen me akuza penale pas përfundimit të detyrës. Zoti Trump, tashmë kandidati kryesues në garën për emërimin e Partisë Republikane për të kandiduar përballë Presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024, shërbeu në detyrën e presidentit në periudhën 2017-2021.

“Çfarëdo imunitetesh që një president në detyrë mund të gëzojë, Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një drejtues të ekzekutivit, dhe ky post nuk të jep të drejtën e të qëndruarit jashtë burgut gjatë gjithë jetës”, shkruan gjykatësja në vendimin e saj. Për shkak se ish-Presidenti Trump është i pari president apo ish-president amerikan që përballet me akuza penale, vendimi i Gjykatëses Chutkan është i pari nga një gjykatë amerikane që konfirmon se presidentët mund të akuzohen për vepra penale si të gjithë shtetasit e tjerë.

Todd Blanche, avokat i zotit Trump, nuk pranoi ta komentonte vendimin. Vendimi i Gjykatëses Chutkan e sjell ish-Presidentin Trump një hap më afër përballjes me një juri gjyqësore mbi akuzat se ai komplotoi për të ndërhyrë në numërimin e votave elektorale dhe për të penguar çertifikimin nga Kongresi të fitores së zotit Biden. Zoti Trump është deklaruar i pafajshëm dhe ka akuzuar prokurorët për përpjekje për të dëmtuar fushatën e tij elektorale.

Çfarë ndodh nëse Donald Trump dënohet? Asnjë parashikim për këtë skenar në rregullat e kuvendit republikan
Gjyqi është planifikuar të fillojë në mars. Ish-Presidenti Trump mundet ta apelojë menjëherë vendimin, veprim që mund të shtyjë gjyqin, ndërsa gjykata e apelit dhe ndoshta Gjykata e Lartë mund ta marrin çështjen në shqyrtim.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

dergesat port kontejner

Dërgesat nga Aliexpress dhe kompanitë e tjera aziatike drejt Evropës do t’i paguani 400 herë më shtrenjtë, ja përse?

david cameron

“Çfarë bëri Putini ishte e tmerrshme”,Cameron pas vdekjes së Navalnyt do ketë pasoja

Lufthansa

Lufthansa sërish anulon disa fluturime

Xhozef Joseph Borell

Shefi i diplomacisë së BE-së: Palestinezët po përballen me dhunë në rritje

shtepia e Bardhe-usa

FOTO/ Si një 20-vjeçar vodhi një helikopter ushtarak dhe e uli në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, 50 vjet më parë

INFO

NA NDIQ