“Nuk ka kuptim”, X heq opsionin ‘Block’

INA
INA

19 Gusht, 2023

Platforma X do të heqë opsionin e bllokimit për përdoruesit e saj. Sipas Elon Musk, ky opsion “nuk ka kuptim”.

Megjithatë, përdoruesit do jenë ende në gjendje të bllokojnë dikë nga mesazhet e tyre. Shumë persona kanë reaguar dhe janë shprehur se kjo do të vështirësojë shfaqjen e postimeve abuzive në kryefaqen e tyre.

I vetmi opsion që përdoruesit mund të aplikojnë për këto postime është “mute”. Por një llogari që i është aplikuar kjo komandë nga një përdorues, mundet ende të shohë postimet e këtij të fundit dhe të komentojë.

Shqetësimi i pjesëtarëve të platformës është se kjo nuk do të mjaftojë për t’u mbrojtur nga rastet e ngacmimit, abuzimit dhe përndjekjes.

Heqja e opsionit “block” mund të cenojë edhe rregullat e App Store dhe Play Store. Të dyja platformat kanë kushte ku përcaktohet se aplikacionet e rrjeteve sociale duhet të kenë opsione për të filtruar ngacmimet dhe bullizmin.

Kjo mund të bëjë që X të mos shkarkohet më në këto platforma.

Nëse Musk vazhdon me planin e tij, nuk dihet nëse kjo do të zhbllokojë automatikisht të gjitha llogaritë që përdoruesit kanë bllokuar.

Ata mund të kthejnë llogaritë e tyre në private duke bërë që postimet të shihen vetëm nga personat që ndjekin./tvklan.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

samsung

Detaje të telefonit të ri të Samsung

hena

Uji në Hënë krijohet nga një forcë misterioze që vjen nga Toka

Facebook-780x439-650x358

Facebook ndryshon logon

audi

“Audi” hap objektin dhjetëra milionësh për testimin e përplasjeve

google

Google akuzohet si fajtore në vdekjen e një burri amerikan

apple-iphone-15-pro-3

Sa kushtojnë pjesët e riparimit të iPhone 15?

apple

Apple sapo publikoi përditësimin e Ios 17, ja çfarë ka të re

PS playstation

Play Station 5 me ngjyra të ndryshme – sa do t’i kushtojë lojtarëve?

elon musk mark zuckenberg

Musk, Gates dhe Zuckerberg u takuan: “Nëse inteligjenca artificiale shkon keq, do të shkojë shumë keq”

INFO

NA NDIQ