“Mungesa e librave paraqet diskriminim strukturor sepse është prekur një popullatë më e madhe, pra një numër i madh i nxënësve në arsimin fillor, sepse në fillim të vitit shkollor nuk janë dorëzuar më shumë se një e treta e librave shkollore, nga 123 tekstet e nevojshme, 46 kanë munguar”, deklaroi sot Vesna Bednevska, anëtare e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Ai theksoi se bashkë me Asociacionin e Juristëve të Rinj, është duke u përgatitur padia kundër shtetit, përkatësisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përcjell TV21.
Pikërisht për këtë, tha Bednevska, Komisioni ka konstatuar se kur nuk ekziston libri, si mjet bazë për realizimin e procesit edukativo arsimor, ata nxënës nuk kanë qasje të barabartë në arsim cilësor në krahasim me ata që kanë tekste, prandaj tha se po përgatitet padi për mbrojtje nga diskriminimi kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“Komisioni ka marrë një vendim dhe i njëjti është duke u zbatuar. Do të parashtrojmë padi në Gjykatën Civile për mbrojtje nga diskriminimi në interes publik për mungesë librash”, tha mes tjerash Bednevska.