Nuk ka më ndërmend të fshihet, Shpat Kasapi i shpreh hapur dashurinë partneres së tij

0

Pas ndarjes nga këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj, Shpat Kasapi po përflitet për një lidhje të re.

Disa ditë më parë ai u fotografua me një bukuroshe zeshkane , Selvijen në një nga baret e Shkupit. Çifti ishin duke shijuar shoqërinë e njëri tjetrit.

Persona afër dyshes kanë treguar se ata janë duke  jetuar romancën e tyre prej më shumë se një viti.

Dhe mesa duket nuk kanë ndërmend ta fshehin më nga sytë e botës. Pas fotove të publikuara ajo çfarë ka  tërhequr vëmendjen janë komentet  e bëra në llogarinë e këngëtarit.

Selvija ka komentuar në foton e fundit të partnerit të saj në “Instagram”

Në foton e fundit të Shpatit në Instagram, Selvija ka lënë komentin e saj për partnerin duke i shkruajtur një emoji me kurorë dhe të shoqëruar me një zemër të kuqe.

Menjëherë Shpati ia ktheu duke i thënë: “Ti je plot dashuri”.