Nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiolgjike, vazhdon testimi për vlerësimin e imunitetit ndaj virusit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Shkurt, 2022

Për momentin nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike në RMV, ndërsa autoritetet shëndetësore mbeten në qëndrimin se qytetarët duhet ta marrin edhe dozën e tretë të vaksinës kundër coronavirusit.

Në fuqi mbeten masat e njëjta për mbrojtje nga COVID-19, Gjykata Kushtetuese dje nuk ngriti procedurë për nismën e heqjes së certifikatave për COVID-19.

Gjykata Kushtetuese në seancën e djeshme nuk nisi procedurë rreth nismës së parashtruar në Vendimin e autoriteteve shëndetësore me të cilën ndalohet hyrja në objekte dhe pjesë të objekteve të cekura në vendim, pa posedim dhe dhënien e: certifikatës/vërtetimin për imunizimin e bërë (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht dozën e parë të marrë të vaksinës kundër sëmundjes infektuese COVID-19 dhe certifikatë/vërtetim për KOVID-19 të kaluar në 45 ditët e kaluara, duke llogaritur nga dita e shërimit.

Gjykatësi ka njoftuar se Vangelina Markudova në seancë, tha se pretendimet në nismë janë të pabaza, sepse vendimi i autoriteteve shëndetësore është i arsyeshëm dhe është marrë për të mirën e përgjithshme për shkak të pandemisë me COVID-19, mbi bazë të rekomandimeve të OBSH-së.

Edhe gjykatësi Darko Kostadinovski u pajtua se Vendimi i autoriteteve shëndetësore është i arsyeshëm, legjitim dhe është për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve.

Kontestues për parashtruesin e nismës Nikollçe Marushevski, mes tjerash ka qenë kufizimi i lëvizjes.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 1.091 raste të reja me COVID-19, nga 3.702 testime të bëra. Janë shëruar 2.322 pacientë ndërsa kanë vdekur 36 persona.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.855.720 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 289.797, numri i pacientëve të shëruar është 272.184, numri i të vdekurve është 8.829, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.784.

Në ndërkohë vazhdon skriningu serologjik në Shkup. Dje me mbështetje logjistike nga Komuna e Karposhit, në hyrje të Q.T. “Leptokarija”, Instituti për imunobiologji dhe gjenetikë humane pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, zbatoi një hulumtim shkencor, për ta konfirmuar përqindjen e njerëzve të cilët kanë antitrupa nga virusi COVID-19.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

parking-oh

Nesër hyn në fuqi tarifa verore e parkingut në qytetin e Shkupit

Albin-Kurti-Erdogan

Erdogani bisedon me Kurtin e Vuçiqin: Turqia e gatshme të kontribuojë në dialog

osmani-kurti-makron-macron

Franca a po nxjerr “jashtë loje” Kurtin, Macron negocion takim Osmani-Vuçiç

fsk

Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?

erden atiq

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës

IMG_1719

NATO vë në gatishmëri trupa shtesë për dislokim në Kosovë

IMG_1720

VMRO-Popullore do të votojë për ndryshimet kushtetuese

mesic

Mesiq: Maqedonia qëmoti duhej të ishte anëtare e BE-së

vucic erdogan

Vuçiqi i lutet Erdoganit që t’i ndihmojë rreth situatës në Kosovë

INFO

NA NDIQ