Njerëzit të cilët e lënë një racion, hanë duke ecur apo hanë vonë në mbrëmje, kanë shëndet më të keq se personat të cilat hanë racione të rregullta familjare
Autorët e analizës së efekteve nutricioniste në bazë të shprehive ushqimore kanë sugjeruar që koha e racioneve, si edhe racionet në grup, kanë efekte pozitive për shëndetin dhe rezultate dietale.
Shkencëtarët këtë fenomen e shpjegojnë me atë që çdo organ ka orën e vet, përkatësisht ekziston koha kur mëlçia, zorrët, muskujt dhe organet e tjera tona punojnë, si dhe koha kur ata pushojnë.
Këto cikle metabolike janë kyç për proceset nga tretja e kolesterinës deri te krijimi i glukozës dhe do të duhej të jemi në aktiv kur hamë dhe të pushojnë kur nuk hamë.
Këto zbulime çojnë në konkludim që koha e kufizuar e ngrënies së ushqimit paraqet ndryshimin e mënyrës së jetës, e cila do të ndihmojë njerëzit që të mos shtojnë peshë,
Sipas hulumtuesve shkencorë nga Kolegji Mbretëror i Londrës dhe Universiteti Sao Paulo, çrregullimi i vakteve mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme si, diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut, obeziteti e të tjera.
“Ka një farë të vërtetë tek thënia “ha mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si një i varfër”, thotë Dr. Gerda Pot, lektore tek Kolegji Mbretëror i Londrës. “Megjithatë, nevojiten më shumë studime”.