NUK KA SERUM KUNDËR TËRBIMIT! Ministria e Shëndetësisë ngec në prokurim

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/02/2023

Nga Klinika Infektive thonë se në të gjithë vendin nuk ka serum kundër tërbimit për shkak të problemeve me tenderët.

Prej më shumë se 40 vitesh nuk është regjistruar asnjë rast i tërbimit, por mjekët paralajmërojnë se shteti duhet të ketë sasi të caktuara të serumit në rast nevoje.

Serum kundër tërbimit nuk ka më shumë se një vit në vend. Nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup thonë se shkak janë problemet në procedurat e tenderit të prokurimit, të cilat janë nën juridiksionin e Ministrisë së Shëndetësisë. Për shkak të kësaj, prokurimi ka ngecur për një kohë të gjatë. Me çdo kafshim apo gërvishtje nga një kafshë, është e nevojshme të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar praninë e tërbimit.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviç thotë se megjithatë, serumi kundër tërbimit në asnjë rast nuk jepet automatikisht dhe se nuk është e nevojshme të jepet për tërbimin pas kafshimit të qenit, qofshin qen endacak apo kafshë shtëpiake.

Përveç kësaj, thotë ajo, ka më shumë se 40 vjet që nuk ka tërbim të regjistruar në vend, por pranon se duhet të ketë sasi të caktuara të serumit.

“Përgjithësisht plagët trajtohen me antitetanoz, sepse ka më shumë se 40 vjet që nuk ka tërbim në vend dhe bëhet profilaksia e rregullt e kafshëve, bëhet vaksinimi i kafshëve të egra, që e mban situatën nën kontroll, por kjo ende nuk është arsyetim për të mos pasur vaksinë, në çdo rast duhet të ketë një sasi të vaksinave”, thotë Stevanoviç.

Igor Velevski, doktor i mjekësisë veterinare, shpjegon se tërbimi nuk përhapet aq shpejt sa infeksionet e tjera, edhe pse mund të ndodhë kohë pas kohe. Por ai është ende i vendosur se shteti nuk ka mundësi të mos e ketë këtë serum.

“Nuk është një infeksion shpërthyes, ndodh herë pas here. Në më shumë se 20 vitet e fundit ne nuk kemi regjistruar tërbim në një kafshë, por një vend duhet të ketë serum, ndaj duhet të ketë një ligj, sepse është qind për qind fatale. Keni njerëz, p.sh., barinj që ecin nëpër male që mund të gjenden në një situatë të tillë”, thotë doktor Velevski.

Detyrimi për të vaksinuar ndodh kur qeni ose macja mbushin moshën tre muajshe dhe përsëritet në një interval prej një viti deri në fund të jetës së kafshës shtëpiake. Mosrespektimi i detyrimit të vaksinimit dënohet me ligj dhe sjell rreziqe të rënda shëndetësore për shëndetin dhe jetën e njeriut. /koha/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

INFO

NA NDIQ