Nuk kalon iniciativa e “Frontit Europian” për mbajtjen e diskutimit mbikëqyrës për tragjedinë në Koçan

Picture of INA
INA

15/04/2025

Iniciativa e “Frontit Evropian” për mbajtjen e seancës mbikëqyrëse për hetimin e tragjedisë së Koçanit nuk ka kaluar në Komisionin e sotëm parlamentar për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Komuniteteve. Për Nismën votuan katër anëtarë të Komisionit nga partitë politike “Fronti Evropian” dhe LSDM.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “VLEN” theksuan se fakti që nuk kanë votuar nuk do të thotë se janë kundër mbajtjes së debatit mbikëqyrës, por se janë për mbulimin e të gjitha tragjedive të tjera të mëparshme si spitali modular në Tetovë, “Besa Trans”.

Ata theksuan se përderisa ka hetim aktiv për shqyrtimin e rastit në Koçan, nu do të ishte mirë që Kvendi të mbajë diskutim mbikëyrës, pasi siç thanë, kjo do të ishte si të ushtrosh presion dhe të ndërhysh në këtë proces.

Ata theksuan se ata persona që kanë bllokuar dhe nuk kanë krijuar kuorum në Komisionin Hetimor në mandatin e kaluar për të diskutuar për tragjeditë në spitalin modular dhe “Besa Trans”, nuk duhet të kërkojnë diskutim për tragjedinë në Koçan.

Deputetët e LSDM-së theksuan se nuk është koha për të fituar pikë politike në tragjedi të tilla ku 61 persona kanë humbur jetën dhe rreth 200 janë lënduar. Deputetët e “Frontit Europian” thanë se duke mos votuar nevojën e mbajtjes së debatit mbikëqyrës, qeveria po tregon, siç theksuan, se nuk është zëri i popullit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike në Koçan dje ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së sigurimit për të dyshuarin e fundit. Numri i të dyshuarve për zjarrin në klubin Pulse në Koçan ka arritur në 52 persona fizikë dhe tre persona juridikë, pasi Prokuroria gjatë fundjavës i ka zgjeruar hetimet për të përfshirë edhe 19 persona të tjerë.

TË FUNDIT

Mexhiti: Rrini rahat! Ndryshimin s’ka kush e ndalë

Haqim Ramadani: VLEN, nga fjalët te vepra – kjo është diferenca

Ademi: Për Mickoskin është problematike se përse një ministër shqiptar qenka në grupin negociator në emër të shtetit, kjo është politikë përjashtuese ndaj shqiptarëve

Sejdiu: Taravari duhet të qëndrojë në VLEN që të dalim bashkë në zgjedhje!

Ndalohen 23 persona, po hetohet për 49 persona për pensione të paligjshme invalidore në Maqedoni

Kasami pas takimit të liderëve të VLEN-it me Mickoskin: Taravari është vetë-përjashtuar nga VLEN-i dhe Qeveria

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË