“Nuk kam asnjë pishman, Egla e meritoi fitoren”, Juli flet pasi u rendit i dyti, zbulon nëse do të rikthehet në Top Channel

Picture of INA
INA

26/05/2024

Aktori Julian Deda është renditur i dyti në finalen e Big Brother, duke ndarë podiumin me Egla Cenon, e cila u shpall edhe fituesja e edicionit të tretë.

Pas daljes nga shtëpia, Juli është shfaqur shumë pozitiv për të gjithë eksperiencën e tij, ndërsa ka falënderuar të gjithë mbështetësit.

“Komplimentet e mija sepse keni bërë BBV më të mirë të të gjitha kohrave. Keni bërë finalen më të bukur të të gjitha kohrave, ku vetëm për të cilën ia vlen të vish në Big Brother. Nuk di… kam qenë i habitur se si keni bërë 3-4 emisione brenda një spektakli të madh.

I jam mirënjohës familjes time për të gjitha ato shqetësime, mungesën time prej 4 muajsh e gjysmë. I jam mirënjohës pafund të gjithë 35 banorëve të BBV, na kanë dhënë dhe i kemi dhënë energji pafund, pozitive dhe negative, janë të gjitha bashkë kur jeton. I jam mirënjohës produksionit, i jam mirënjohës Orit dhe Arbrit që nuk e thanë një fjalë të mirë për mua gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Dhe u jam mirënjohës të gjitha zemrave të mija”, tha Juli.

Ndërkohë që në një intervistë të dhënë për Top Albania Radio, menjëherë pas spektaklit, Juli ka lënë të hapur mundësinë që të rikthehet në ekranin e Top Channel.

“Deri të podi e kisha parashikuar, e kisha thënë dhe aty brenda për renditjen. Para disa javësh e futa veten time në një televotim me Eglën, dhe e meriton plotësisht fitoren. Jam shumë mirë, nuk kam asnjë lloj pishmani, kam eksperiencën më të mirë televizive deri tani. Për këtë duhet me pyet drejtuesit e Topit dhe mua bashkë, Top Channel për mua është dashuria e parë”, tha Juli.

TË FUNDIT
21 orë
Publikohet kënga e re e Luizit dhe Melindës (Video)
23 orë
Heidi dedikim për Romeon: Më ke bërë gocën më të lumtur në botë!
1 ditë
11 vite bashkë, Ledion Liço tregon si u njoh me Sarën: Ja si u ndjeva
2 ditë
Egla i kthehet Sarës: Lëre rehat Bardhin! Ja si i përgjigjet ajo
2 ditë
Roza Lati feston ditëlindjen, ja kush ishin ish-banorët e BBV3 që morën pjesë

ME TE LEXUARA

23 orë
Heidi dedikim për Romeon: Më ke bërë gocën më të lumtur në botë!
21 orë
Publikohet kënga e re e Luizit dhe Melindës (Video)

LEXO MË SHUMË

luiz melinda

Publikohet kënga e re e Luizit dhe Melindës (Video)

heidi

Heidi dedikim për Romeon: Më ke bërë gocën më të lumtur në botë!

ledion lico sara

11 vite bashkë, Ledion Liço tregon si u njoh me Sarën: Ja si u ndjeva

Sara gjordeni bbvip

Egla i kthehet Sarës: Lëre rehat Bardhin! Ja si i përgjigjet ajo

roza lati

Roza Lati feston ditëlindjen, ja kush ishin ish-banorët e BBV3 që morën pjesë

ferma vip

Ja kujt ia dedikon fitoren e “Ferma VIP” Dijonis Biba: U bë forca ime

Olta

Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë, publikon foton nga spitali me dy djemtë

luizi luna

Video/ Kiara kërkon ndihmë për vajzën…

Olta Gixhari

‘Shejtani ka shkundur brekët’! Çfarë do të thotë Olta? Video

INFO

NA NDIQ