Nuk kontestohet diploma e UEJL-it diku në Perendim, qoftë në Europë apo SHBA

0

Intervistë ekskluzive me Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindor ( UEJL) në Tetovë

“Bashkëpunimi me Zvicrën ka qenë substancial-përpos përkrahjes së madhe financiare përgjat ndërtimit dhe konsolidimit të Universitetit, kryetarin e dytë të Bordit të Universitetit (për katër vite) e kemi pasur ish Rektorin e Universitetit St.Gallen, prof.Rolf Dubs nga fusha e menaxhmentit, por edhe me gradën e gjeneralit ushtarakë, i cili pothuaj, nga e para ndërtoi dhe sforcoi strukturën menaxheriale dhe organizative të UEJL-it. Në këtë mandat unë edhe personalisht pata fatin në pozitën e pro-rektorit për planifikim financiar dhe zhvillim të punoj shumë afër me prof.Dubsin”, na tha ndër të tjera për INA, Akad.Prof.Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Cyrih/Zvicër

Fillimisht, nuk mundem të fshehi emocionet edhe pse i kam kaluar 20 vjet në gazetari, kur jam në një intervistë me një personalitet të rrallë dhe të dëshmuar, që asnjëherë nuk i kanë munguar sukseset dhe është shembull për gjeneratat, që po vijnë e do të vijnë. Kërkoj falje profesor i nderuar, duke e njohur mirë personalitetin tënd modest që ti thashë këto fjalë, por sinqerisht, mburremi me personalitetet siç jeni Ju. Të falënderoj për kohën që do të ndani për këtë intervistë. E di dhe i kam përcjellur disa nga intervista që i keni dhënë për media të ndryshme, por ne do të mundohemi, që të bashkëbisedojmë më ndryshe, pak më afër mërgatës shqiptare, të asaj pjese të kombit, që është vlerësuar e po vlerësohet si arteria kryesore e së mirës së një vendi. Po e fillojmë bisedën me pyetjen, se a ka zvoglim të studentëve për këtë vit dhe a shihni ndoj rrezik, duke e ditur, se me të madhe po largohet rinia nga këto etni shqiptare, qoftë në Maqedoninë Veriore, Kosovë, Luginë të Preshevës, por edhe nga Shqipëria?

Procesi i aplikimit te studentëve është në vijim e sipër, në përputhje me terminet dhe dinamikën e Konkursit. Në sistemin (tejet te avansuar) elektronik të UEJL-it, kemi raporte ditore edhe për periudhën e njejt të dy viteve paraprake (2017/18, 2018/19) dhe krahasimisht e çuditërisht në këtë moment që po ju përgjigjem, me numrin e aplikantëve për studimet deridiplomike jemi ne simetri të plotë me dinamikën e vitit paraprak. Ndërkohë që ngecim pak me studimet e masterit edhe për arsze objektive se nga dje ka filluar afati i Gusht/Shtatorit dhe kuptueshëm një numër i caktuar i studentëve akoma kanë provime për të realizuar.Në ciklin e tretë të studimeve-atë të doktoraturës, deri tani kemi reth 35% më shumë aplikant se në vitet paraprake deri në këtë kohë.

Megjithatë, të gjithë faktorët që Ju nenvizoni janë evident dhe bile disa tjerë, si matura shtetrore apo edhe gjenerata e sivjetme pjesërisht koincidon me të lindurit në vitet 2000/2001, në periudhën e kryengritjes shqiptare ne Maqedoni asokohe dhe ka ndikim në intenzitetin e emigracionit te asaj kohe.Faktorët tjerë ,,standard,, si nataliteti rënës, egzodusi emigrativ, jo perspektiva e regjionit, perceptimi se në Perendim fitohet më shumë, institucionet dhe shërbimet jomjaft cilësore në regjion, padyshim, që marrin haraçin e tyre.

Megjithatë, një pjesë e këtyre faktorëve kan qenë edhe në vitin e kaluar, por UEJL-i, për herë të parë regjsitroi studentë deridiplomit reth 8% më shumë se në vitin paraprak. Duke qenë koshient në të gjitha rethanat që elaborova, nëse sivjet do ruanim të njejtin numër do ishim shumë të lumtur!

Këtë vit, në nivel të shtetit (Maqedoninë e Veriut), reth 2500 maturant kishte më pak se vitin e kaluar”

 Ta bëra këtë pyetje i nderuar, sepse po mbyllen klasë të para nëpër shumë vendbanime shqiptare, me që poi a mësyejnë gurbetit. Si të ndalet sipas jush, ky fluks i të rinjëve që ja kanë mësyer europës?

Fatkeqësisht konstatimi Juaj është shumë i sakt! Dhe kjo, me kalimin e kohës edhe më tepër do vijë në shprehje. Këtë vit, në nivel të shtetit (Maqedoninë e Veriut), reth 2500 maturant kishte më pak se vitin e kaluar, e që të jetë paradoksi edhe më i madh, e gjithë oferta akademike për student të rrinjë është dyfishi i numrit të maturantëve, që kanë krye shkollat e mesme!Ky fluks nuk mund të ndalet tërësisht dhe mekanikisht por mund të reduktohet dukshëm vetëm duke përmirësua kushtet e jetesës këtu. Kjo tingllon bukur por është shumë vështirë të sigurohet, sepse kërkon shumë përkushtim, punë, angazhim, kapacitet institucional dhe përmirësim të shërbimeve dhe standardit jetësor të qytetarëve. Kjo arrihet me mirëqeverisje, rritje të kapacitetit të institucioneve, investime në arsim (në të gjitha nivelet), në infrastrukturë, në kulturë dhe në ekonomi me shansetë barabarta për të gjithë!

E dijmë se faji është jetim gjithmonë, por na thoni drejt, duke e ditur se je apolitikë, kush e ka fajin për këtë?

Me vetëm një fjalë, Qeverisjet e kan fajin! Me dy fjalë-keqëqeverisjet dhe korrupcioni institucional.

Si e sheh, se shumë intelektualë, që po përfundojnë studimet edhe me tituj shkencorë, po ikin nga vendi i të parëve dhe atje po e ndërrojnë profesionin, jo nga dëshira, por nga skamja?

Sakt, por jo vetëm nga skamja në kuptimin material dhe financiar por nga skamja në cilësinë e jetës! Të mos i numrojmë gjithë faktorët ndikues por edhe vdekshmërit rritëse është rezulltat i ndotjes që pakkush e konsideron si faktorë ndikues i drejpërdrejt! Megjithatë, kemi edhe raste të kthimit të këtyre intelektualëve dhe profileve specifike pasiqë kanë arritur edhe gradat më të larta shkencore në universitetet më reputative në Botë. Në UEJL, nga viti kaluar (e gjeni edhe në webfaqen tonë) promovojmë dhe praktikojmë programin ,,payback to alma mater institution,, që ish student tanë kthehen si shkencëtar edhe nga Universiteti i Kembrixhit (rasti i prof.Mannan Selimi, …etj). Kjo edhe më shumë do vijë në shprehje nëse u jepen shansë kritereve të cilësisë! Ky profil që Ju përmenda, vetëm brenda tre muajsh në UEJL, fiton projekt hulumtus nga korpusi i projekteve shkencore ,,Horizon 2020,,!

A do të ishte mirë apo a e keni menduar, që të bëni ndoj zgjidhje, që të mos lëshohen shumë student nëpër profesione të ndryshme, por të pranohen sa ka nevojë vendi ose rajoni. Bie fjala, kaq juristë, ekonomistë, gazetarë, gjuhtarë e kështu me radhë, e jo të ketë shumë dhe të sillen rrugëve, sepse nuk ka vende të lira të punës?

Padyshim, që siç theksoni edhe vet Ju, egziston nje asimetri atipike midis kërkesave dhe ofertave të tregut punës! Pra në disa profesione kemi hiperprodhim të profileve (fatkeqësisht më shumë në sasi se sa në cilësi) ndërkohë që disa lloje profilesh janë në defiçit struktural, posaçërisht ato të drejtimeve teknike dhe profesioneve aplikative. Kjo problematike, para se gjithash i takon politikëbërjes-institucioneve së pari që rregullojnë, akreditojnë dhe më pas edhe që financojnë programe studimore të shumëfishta.

Ne si Universitet, me specifikat tona sot kemi reth 80% të programeve studimore në gjuhen shqipe, 10% në gjuhën maqedonase dhe poaqë edhe në gjuhën angleze dhe kemi mbajtur pothuaj të njejtën strukturë akademike që nga themelimi, pra që nga v. 2001!

Më pas janë krijuar dhe shumëfishuar edhe shumë programe të njejta dhe të ngjajshme por megjithate punësueshmëria e studentëve të UEJL-it edhe për shkak të specifikave në menzrën e të studjuarit (përfshi, gjuhët e huaja, shkathtësitë e teknologjisë informatike, shkathtësitë e komunikimit, punët praktike,…etj) mbajmë një shkallë të lart të punësueshmërisë nëtregun e punës-sipas Raportit të fundit (v.2018) të shërbimit të karierës 61% e studentëve të diplomuar janë punësuar që në vitin e parë pas diplomimit, bile disa edhe gjatë periudhës së ,,apsolvimit,, posaçërisht ata të shkencave kompjuterike! Kjo % bëhet më atraktive kur shumica i takon sektorit privat.

Sidoqoft, është koha e fundit për optimizim akademik, programor, profilor, cilësor të arsimit të lart shqip gjithandej në trojet etnike por në këtë rast theksin e vë në rastin e Maqedonisë së Veriut.

Ne jemi univeristet specifik, i krijuar terrësisht me fondet e bashkesisë ndërkombëtare (50% nga SHBA dhe poaqë nga vendet e Evropës Perendimore) dhe aktualisht kemi statusin privat-publik jofitimbërrës ku edhe buxheti qëndror na mbeshtet aktualisht me reth 15% te buxhetit tonë!

Personalisht, që në ditë e para të marjes së detyrës një vit më parë, kam inicuar idenë për të optimizua AL shqiptar në vend! As kemi nevoj, por as që kemi edhe resurse për dy-tre universitete publike me aq popullat që na ka mbetur! Bile vetëm para dy javësh, në format të shkruar kam dorëzuar Iniciativën të politikëbërrësit për një proces të optimizimit dhe racionalizimit të AL shqiptar në vend. Shpresoj të reflektojnë pozitivisht në këtë proces që në fund do fitonin të gjithë dhe askush nuk humb asgjë.

Profesor, ndoshta po të bezdisin këto pyetje, por është një situatë e rëndë e disa intelektualëve të vërtetë, sepse po e kalojmë kohën e tranzicionit dhe nëse nuk e ke ndoj “vitamin B”, e kam fjalën ndoj të njofshëm, është e vështirë të regjistrohesh në ndoj fakultet, apo të punësohesh. Nuk kam dëgjuar ndoj rast të tillë në UEJL, por nëse ndodh si do të vepronit?

Dashnim, nuk është se ne si institucion mund të ,,izolohemi,, tërësisht nga ky infekcion i shoqërisë në përmasa, fatkeqësisht tani më standard! Por mendoj, që edhe për shkak të statusit tonë, me mbikqyrje ndërkombëtare (Kryetari i Bordit të UEJL-it gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë ndërkombëtar) ky fenomen ka qenë maksimalisht i kontrolluar. Raste ,,incidentale,, poashtu ka edhe tek ,,punësimet tona,, posaçërisht në fillim të krijimit dhe etablimit të universitetit! Universitetet kanë qenë dhe (së paku duhet të) mbeten janë institucione elitare, kur mundësia për punësim duhet të jetë vetëm dhe vetëm meritore, pavarsisht që mund të identifikohet edhe ndonjë fenomen i nepotizmit! Me rëndësi është lidhja nepotike të mos jetë vendimmarëse! Nëse do krahasoheshim me ,,përvojat,, vendore sigurisht, që jemi shumë më të mbrojtur nga këto fenomene negative por jo edhe të përjashtuar!

 “Nga ky vit, me angazhimin tim, organet e Universitetit ka vendosë rritjen e shumës së bursave edhe në numër edhe në vlerë finanaciare (nga 50 në 60% të aplikantëve me sukses të shkëlqyer)”

 Si e sheh, që ti zihet vendi një të merituari në një profesion, kur ai me shpirt dëshiron të studioj, por nuk ka mundësi financiare?

Për mundësistë e studimeve dhe mbi bazë meritore ne kemi bursa tash e disa vite (gati një dekadë) që ndanë vet Universiteti për nxënësit e shkëlqyer, por që nuk kanë mundësi financiare për të paguar. Nga ky vit, me angazhimin tim, organet e Universitetit kanë vendos rritjen e shumës së bursave edhe në numër edhe në vlerë finanaciare (nga 50 në 60% të aplikantëve me sukses të shkëlqyer) dhe njëkohësisht pagesën nga dy dhe katër këste në 12 këste. Këtë skemë financiare e keni në faqen e parë të web-it tonë.

Profesor, po e shoh, se do të jetë intervistë e gjatë, por do të keni konsideratë besoj, me që jetoj dhe veproj në Zvicër. Si është bashkëpunimi nëmes UEJL dhe shtetit të Zvicrës, duke e ditur se ky shtet është donatore në universitet, ashtu sikur Holanda dhe shumë shtete tjera të Evropës?

Dashnim, intervista mund të duket e gjatë por është përmbajtsore! Sigurisht që bashkëpunimi me Zvicrën ka qenë substancial-përpos përkrahjes së madhe financiare përgjat ndërtimit dhe konsolidimit të Universitetit, Kryetarin e dytë të Bordit të Universitetit (për katër vite) kemi patur ish Rektorin e Universitetit St.Gallen, prof.Rolf Dubs nga fusha e menaxhmentit por edhe me gradën e gjeneralit ushtarak, i cili pothuaj, nga e para ndërtoi dhe sforcoi strukturën menaxheriale dhe organizative të UEJL-it. Në këtë mandat unë edhe personalisht pata fatin në pozitën e pro-rektorit për planifikim financiar dhe zhvillim të punoj shumë afër me prof.Dubsin. Jo vetëm që mësuam ekstremisht shumë nga ai por edhe na ,,gëdhendi,, në stilin zviceran përnga diciplina në menaxhment. Pas mandatit, përplot meritë e kemi nderuar me Honoris Causa-t e UEJL dhe me krenari vazhdoj të kultivoj kulturën dhe amanetin e tij për një diciplinë zvicerane! Financat janë të rëndësishme dhe Zvicra na ka suportuar shumë, por kur ato shpenzohen mund edhe të harohen, por kultura institucionale, diciplina e etabluar dhe hierarkia në qeverisje janë të qëndrueshme.Aktualisht vazdojmë të bashkëpunojmë shumë me profile dhe akademikë nga Zvicra-vetëm para një jave në Konferencën shkencore të doktorantëve në Fakultetin e shkencave kompjuterike, në rolin e ligjëruesve kyç (Keynote speaker) kishim prof. Heiko Schuld se bashku me bashkëatdhetarin tonë (nga rethi Tetovës), prof.Ilir Feta nga Universiteti i Baselit! Sigurisht që kemi edhe shumë raste tjera.

 Me këtë rast shfrytëzoj mundësinë që përmes kësaj interviste të ftojë të gjithë shkencëtarët e ri (shqiptar) nga gjitha trojet tona, që janë të shumtë në numër (shumë prej tyre edhe Alumni-ish student të UEJL-it), të na kontaktojnë për forma të ndryshme bashkëpunimi-nga angazhimi në projekte hulumtuese e deri në leksione dhe ndarje eksperiencash në mësimdhënie dhe konferenca shkencore.

Alumni ynë këtë e ka edhe detyrim moral, për çka edhe kam publikuar iniciativën dhe projektin (Payback to Your Alma Mater)!

A Keni student nga Zvicra?

Nga Erasmus programet Po. Nuk është numri i madh, por kemi. Bile më shumë student tanë, që përmes programit Erasmus shkojnë për një semestër apo një vit në Zvicër, Gjermani dhe gjithandej në Europë.

Cila është rruga më e lehtë për të marrë indeksin e studentit një mërgimtarë?

Shumë e leht…hahhah! Duhet të aplikoj (bile on-line) dhe të ndjek procesin, pjesërisht qoftë edhe nga distanca! Sa më shumë mërgimtarë të kemi në proces akademikësh, aq më të moderuar dhe më të ndërkombëtarizuar si institucion akademikësh do të jemi. Mërgimtarët e sotëm, ata të ,,gjeneratës së re, siç i quajmë, janë pjesë e bashkësisë elitare në Perendim. Nuk janë më vetëm ndërtimtar dhe punëtor të krahut fizikë, por pjesë e bizneseve më elitare gjithandej-nga bankat, bashkësit e sigurimeve, kompani të shërbimeve të IT e të ngjajshëm. Nuk mund edhe të quhen mërgimtar, janë tërësisht të integruar në shoqëritë Perendimore.

E vizitoni shpesh Zvicrën?

Më pak se Gjermaninë, por gjithsesi se Po.

Cili është bashkëpunimi juaj me Universitetin e Tetovës dhe Universitetet tjera shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë?

Me UT, por jo vetëm që kemi bashkëpunim shumë korrekt, posaçërisht në dy, tre vitet e fundit! Shkëmbejmë edhe staf akademik, por edhe shumëçka nga risurset tona. Marrim pjesë reciprokisht në konferenca shkencore por edhe manifestime tjera  dhe përvjetore.

Nga viti i kaluar, gjithë Universitetet shqiptare publike (përfshi edhe UEJL-in si private-publik dhe ndërkombëtar) në regjion, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, në patronatin e Rektorit të Universitetit Hasan Prishtina në Prishtinë, kemi nënshkruar edhe Marrëveshtjen shumëpalëshe për bashkëpunim në shumë fusha akademike dhe shkencore.

Sa studentë ka aktualisht UEJL dhe cili është numri i Prof.Dr dhe magjistrave?


Numri aktual i studentëve aktiv është mbi 3200, por edhe reth 3000 student tjerë në proces, më shumë pasiv, që janë në proces të stërzgjatur të studimeve për shumë arsye. Mbi 100 staf akademikësh në marëdhënie të plotë pune të gjithë doktorë shkencash dhe vetëm reth dhjetë magjistra (më shumë si lektorë-në qendrën e gjuhëve). Njëkohësisht kemi edhe rreth 50 staf akademikësh ( që të gjithë doktor shkencash dhe me thirje të larta mësimore-shkencore), që janë me angazhim të pjesshëm në universitet. Proporcioni rezulton idel sipas kritereve të Bolonjës-reth 20-25 student për kokë stafi akademik.

Po sa janë shqiptarë, maqedonë dhe grupe tjera?

Reth 85% e stafit dhe studentëve janë shqiptarë dhe reth 15% të tjerë (maqedonas, turq, boshnjakë, dhe të huaj).

Punoni me sistemin e kartës së Bolonjës?

 Që nga themelimi (v.2001) dhe ndër të parët institucione, që jo vetëm deklerativisht, por edhe faktikisht punon sipas parimeve dhe kartës së Bolonjës.

Cila është përparësia e një studenti që studion në UEJL?

I pajisur me dije më afër praktikës dhe më afër standardeve dhe përvojave ndërkombëtare. Më shumë njohin gjuhën angleze, kanë shkathtësi dhe avantazh krahasimtar në teknologjinë informatike, shkathtësitë e komunikimit, punët/projektet praktike, dije aplikative (të zbatuara)…etj

Sa mund të kontribuojë UEJL që Maqedonia Veriore të jetë pjesë e BE-së dhe në NATO?

Më shumë se çdo institucion tjetër, p.sh a mund të gjeni edhe një institucion tjeter që para 10 vitesh dizajnon dhe zbaton Planin akcional klimaterik me parking të mbuluar me panele fotovoltaik apo me qendra të instaluara për matjen e ndotjeve të ambientit….etj. Këto standarde edhe sot janë ,,endërr,, për të tjerët, bile shumëkush edhe nuk i kupton e lëre më ti zbaton!

Programet e UEJL-së përgatiten mes BE-së dhe SHBA-së?

Bashkarisht-në programet e shkencave komjuterike, ekonomisë, biznesit, biznes informatikës,…janë më shumë të bazuara në praktikat dhe konceptet amerikane ndërsa programet juridike, politike, sociale, gjuhësore, kulturore,…etj janë më afër praktikave dhe standardeve të BE-së.

Sigurisht ka ish studentë të UEJL-së, që janë të angazhuar në politikë. Si e shihni këtë realitet?

Nivelet më të larta politike (ministra dhe deputet) përpjestimisht nga UEJL kemi më pak, por nivelet menaxheriale dhe administrative (menaxhmenti i mesëm politiko-adminitrativ) janë më shumë nga UEJL. Pse është kështu lexuesi intelegjent e kupton vet!

Si akademik dhe njëherit rektor i UEJL-së, si e shihni të ardhmen e Maqedonisë Veriore?

Me shumë sfida në kuptim të progresit shumë të ngadalshëm. Vendin e bëjnë njerëzit. Njerëzit edukohen dhe arsimohen në institucione. Nëse gjykojmë kështu perspektiva duket e zbeht! Ne duam të jetojmë mirë dhe të mos punojmë.

Nëse nuk gjendet formula si të rrisim dëshirën për punë dhe të mësojmë për punë vështirë se do të kemi perspektivë.

Kjo mund të tinglloje thjesht, por nuk është edhe aq e lehtë. Është kuptim filozofik. Janë dy parakushte të suksesit-të duash (entuzijas, pasionist,…) dhe të dijsh (të mësosh, të studjosh, të trajnohesh…,). Kur e ke të parën, të dytën e realizon dhe së bashku janë çelësi i cilësisë së jetës. Pastaj, çështja e sistemit të vlerave dhe hierarkia e prioriteteve nënkuptohen. Me një fjali, pa një koncenzus gjithëshoqëror për këto vlera, pa një ,,kualicion të gjërë, për punën nuk kemi perspektivë.

Është e pamundur ti ikin edhe politikës, deshta të kemi edhe mendimin tënd për situatën poltike. Po i kthehemi UEJL-së. Jemi në prag të regjistrimit të studentëve të rinj në universitete, pritni që sivjet të ketë më shumë studentë?

Në parim jam shumë realist në pritshmëri, do të jemi të kënaqur po të ruajmë numrin e njejt si vitin e kaluar dhe trendet e tendencat (siç shpjeguam edhe më lart) janë të tilla, por akoma është herët për vlersëim përfundimtar.

Janë rreth 270 mijë euro, fonde evropiane, që studentët dhe anëtarët e stafit akademik dhe administrativ të UEJL-së mund t’i shfrytëzojnë për të kryer një semestër studimi, ose për praktik, në universitetet partnere në vende të ndryshme evropiane. A është edhe kjo një sukses tjetër për UEJL?

Ju përgëzoj për hulumtimin dhe konstatimin që keni bë. Pikërisht ashtu, brenda një viti pothuaj kemi trefishuar vlerën e programeve Erasmus dhe Erasmus+ për studentet dhe stafin. Përpjestimisht me numrin e përgjithshëm të studentëve jemi numër një dhe pa konkurencë në krye të tabelës me këtë mundësi të shkëlqyer. Për tre vite studimi, të keni mundësinë një semestër apo një vit të tërë studimi të bëni në Evropë është përparësi e madhe.

Diplomat universitare të cilat bartin emrin e Universitetit të Evropës Juglindore, janë diploma të pranuara dhe njohura ndërkombtarisht. A i vije kjo, se po studiove në UEJL, i bie, sikur të kesh studiuar në ndoj universitet tjetër europian?

 Deri më sot nuk ka ndodhur ndonjë rast të kontestohet diploma e UEJL-it diku në Perendim (qoftë në Europë apo ShBA). Krenohemi me këtë. Ka universitete që kërkojnë edhe nivelizim të dijeve të shtuara, por ama nuk u kontestohet asnjë e vetme lëndë si e papranuar e lëre me program studimor. Për ata që edhe vetë janë më entuzijast dhe pasionues në studime, pothuaj asgjë nuk dallon a do studjoje në Zvicër, Gjermani, Francë, Suedi apo gjetiu. Sigurisht, që kjo dallon për studentët, që duan të gjejnë rrugën e rezistencës më të vogël për të ardhë te diploma dhe këtu dallon evropa nga ne! Te ne, edhe mund të gjejë kësi rrugë nëse ia kënda dhe ka ,,jarani,,! Kjo është lufta jonë-si të reduktojmë këtë fenomen sa më shumë se jam i vetëdijshëm se nuk mund ta eliminojmë tërrësisht. Është çështje e ndërgjegjes shumë individuale dhe asnjëherë këtë se kanë të gjithë në të njejtin nivel!

Këtë vit akademik a është ngritur çmimi i studimeve? 

Jo, tash e dhjetë vite nuk e kemi ndryshuar fare çmimet, bile kemi rritë lehtësimet edhe përmes bursave edhe përmes kësteve maksimale-deri në 12 këste në vit. Edhe një fëmi i mësuesit, mjekut, shërbyesit civil apo biznesit të vogël familjar mund të studjoj me këto kushte në UEJL.

Për doktoratë, keni menduar sivjet, të rritni numrin e të interesuarve?

Studimet e doktoratës janë i vetmi nivel, ku tani për tani, kemi mundësi të selektimit të lart sipas cilësisë, sepse për 30 vende konkurojnë reth 120 aplikant (pra për një vend 4-5 aplikant). Jo rastësisht këto studime i kemi më cilësoret në regjionin e më gjerë. Numri nuk mund të rritet përtej normave ligjore-një prof.ordinar dhe inordinar, më së shumti mund të mentoroj (dhe regjistroje) deri tre kandidatë njëkohësisht. Ky është kufizimi i vetëm ligjor i mençur. Kufizimet tjera si ato të notës mesatare janë mekanike dhe në fare nuk i trajtojmë përveç minimumit (te domosdoshëm) ligjor. Sivjet, do të regjistrojmë reth 50 kandidat dhe për momentin kemi mbi 100 aplikime, që deri në fund të shtatorit edhe do të trefishohet numri!

Si bëhet regjistrimi i studentëve, a është edhe sivjet në tre afate, afati i parë është deri me 31 gusht, afati i dytë deri me 16 shtator dhe i treti deri me 30 shtator?

Ashtu është dhe gjithë afatet janë transparente së bashku me formatet të postuara në webfaqen e Universitetit.

Studentët e UEJL kanë një mundësi unike që gjatë studimit të angazhohen në programin “Puno dhe Studio”, ku përveç përkrahjes financiare ju mundësohet edhe marrja e përvojës së punës në shërbime të ndryshme në universitet. Na sqaro ju lutem më shumë për këtë program?

Programi ,,Puno dhe studjo,, është për student të cilët kanë dëshirë të studjojnë por gjendjen socio-ekonomike e kanë të vështirë dhe njëkohsisht ne vend të paguajn me para që i kanë të pamjaftueshme mund të ofrojnë punën dhe të marrin edhe eksperiencën në punë dhe njëkohësisht të studjojnë. Kjo nuk është gjithaq atraktive sepse nuk mund të zgjedhin punën-mund të ndodhë që duhet me disa orë edhe të ,,mirëmbajnë,, ambientin dhe parqet e universitetit edhepse shumica  e rasteve është në punë administrative, mirëmbajtje kompjuterike, ndihma në bibliotekë,…etj.

UEJL po vizitohet nga shumë studiues të ndryshëm të europës dhe botës, cili është komenti i tyre?

Për këtë do ishte mirë të flasin tjerët, pra vet ata që ju me të drejt u referoheni! Më konkret, gjeni në Raportet e vlerësimit që asociacioni i Universiteteve Evropiane (me reth 700 anëtar, përfshirë edhe UEJL-in) i ka bë për vet UEJL-in. Pra janë vlerësime institucionale, që bëhen pas ,,inspektimit,, institucioanl nga ekipe akademikësh për një periudh 2-3 mujore me proces të vazhduar (follow-up). Vlerësimet e tyre janë exellente për UEJL-in edhepse unë udhëhiqem nga motoja-asgjë nuk është aq e përkryer që të mos mundet edhe më mirë!

Prej kur keni filluar të drejtoni UEJL, jeni i kënaqur me punën që keni bërë dhe mendoni se do ti realizoni që të gjitha projektet që i keni pasur ndërmend?

Poashtu edhe ky vlerësim u takon tjerëve-në këtë rast atyre që më kanë mandatuar-së pari senatit të Universitetit (prej ku kam marrë mbi 90% të mbështetjes) e më pas edhe Bordit (ndërkombëtar) të Universitetit. Mbledhja e fundit e Bordit (qershor 2019), një vit pas zgjedhjes sime, vlerësoi se për herë të parë në udhëheqjen e Universitetit janë tejkaluar edhe premtimet dhe pritjet e targetuara për një vit! Për këto mundeni edhe drejtpërdrejt ti drejtoheni edhe Kryetarit të Bordit (mail: [email protected])  apo cilitdo anëtar tjetër qoft!

Cila është mosha më e re e profesorëve dhe më e vjetër që punojnë në UEJL?

Mosha më e re por edhe me thirje më e re (Asist.profesor apo tradicionalisht Docent) shkonë reth 32 vjeç, ndërkohë ajo më e moshuar është 63 vjeç. Sigurisht që dominojnë moshat mesatare-reth 70% e stafit akademik shkonë me moshë 40-50 vjeç me thirjen profesor të Asocuar apo Inordinar!

Universiteti i Evropës Juglindore paralelisht me rritjen e këmbimit studentor dhe akademik ka zgjeruar edhe listën e universiteteve evropiane, me të cilët ka lidhur marrëveshje të reja Erasmus +, duke iu ofruar studentëve destinacione të reja për këtë vit dhe vitet në vijim.Këmbimi studentor dhe i stafit akademik ka shënuar rritje edhe në aspektin e vizitave të profesorëve të njohur nga universitete ndërkombëtare. Vetëm gjatë vitit akademik 2018/19, në Universitetin e Evropës Juglindore kanë qëndruar 10-të profesorë ndërkombëtarë, të cilët kanë ligjëruar për studentët në fakultetet dhe ciklet e ndryshme të studimit. Nga cilat shtete bëhet fjalë?

Kryesisht, profesorët e lëmisë së shkencave kompjuterike dhe biznesit janë më shumë nga SHBA kurse të drejtimeve tjera nga shtetet e Evropës Perendimore. Ekperiencat e tyre edhe për ne kanë qenë shumë të dobishme. Por ne, jo vetëm që ,,importojmë,, profesor por kemi profile edhe që eksportojmë. Po të shikoni në webfaqen e Universitetit do ti gjeni gjitha këto evidence-vetëm para 10 ditësh nga SHBA-Universiteti Sietlle u kthy profesori z. (Veli Kreci) i shkencave politike i cili ligjëroi atje mbi gjashtë javë në programin e tyre master.

Pra, me kapacitetet individuale, jemi me nivel shumë të përafërt me standardet e universiteteve më prestigjioze në Perendim!

Ueb faqja ndërkombëtare webometrics.info, në listën e fundit të renditjes së universiteteve në botë, Universitetin e Evropës Juglindore(UEJL), e ka renditur në vendin e dytë, në mesin e universiteteve shqiptare dhe në vendin e tretë, në mesin e të gjitha universiteteve të Maqedonisë së Veriut. E kur do ta shohim në vendin e parë dhe mendoni se do të ruani imazhin edhe në të ardhmen?

Me gjithë modestin që dua ta mbaj-po të marrim analizën e kritereve individuale dhe përmasat sasiore (pra numrin e programeve studimore, numrin e stafit akademik, përmasat sasiore,…), gjendja rezulton siç Ju theksoni por në analizën relative të përmasave-pra në cilësinë e këtyer përmasave, që i kemi, definitivisht jemi më të mirët! Kjo sepse ne kemi vetëm pesë fakultete, me reth 18 programe studimore deridiplomike, 23 programe pasdiplomike dhe shtatë programe doktorature, me vetëm reth 200 të punësuar,….krahasimisht me UKIM-in (shteror) me mbi 25 fakultete, mbi 200 programe studimore, mbi 2000 të punësuar….sigurisht që keto krahasime nuk duhet bërë në sasi, ashtu siç i ka kriteret mekanike webometrics.info.

Krahasuar me periudhën 2014-2019, në rang botëror UEJL ka shënuar rritje prej plotë 2861 vende më lartë dhe tani është i renditur në vendin e 4217. Jeni i kënaqur me këto arritje?

Edhe përkundër progresit të vazhdueshëm, nuk jemi të kënaqur për shkak kritereve që nënvizova. Po të krahasojm cilësinë individuale dhe akademike për program të caktuar studimor, në disa programe jo që jemi më të mirët ne vend por edhe në regjion. Kjo fare nuk na entuziazmon por na obligon edhe më shumë!

Profesor, padyshim, se kam edhe shumë pyetje të tjera, por për fund do ti kemi edhe dy dhe po e përfundojmë intervistën kësaj here, duke shpresuar, se lexuesit tanë, kësaj here, kanë mësuar shumë më shumë për këtë tempull të diturisë, për këtë dritë të pashuar të diturisë.Kur do ta vizitoni Zvicrën?

Besoj para fundit të vitit. Jam në pritje të harmonizimit të kalendarit të takimit me ,,mësuesin,, dhe ,,mentorin tonë menaxherial,, Prof.Rolf Dubs, që ta vizitoj dhe të bashkebisedojmë rreth zhvillimeve të mëtejme të institucionit tonë! Edhe personalisht i jam shumë mirënjohës.

Kur do ta kemi profesorin e parë nga gurbeti në UEJL?

Vetëm pesë muaj pasi erdha në detyrë, deshti Zoti dhe e kthyem-prof.Mennan Selimin. Uroj dhe shpresoj, që rrugëtimin e tij ta ndjekin edhe shumë tjerë si ai. Ftesa është e hapur!

Suksese edhe njëherë ky vit i ri Akademikë, shëndet dhe gjitha të mirat. Dëgjofshim lajme edhe më të mira dhe besojmë shumë, se do të dëgjojmë nga UEJL me drejtimin tënd.

Ju jam shumë mirënjohës për këtë mundësi të shprehem për lexuesit tanë. Në ju personalisht ashtu si duket çiltërsia Juaj e Alumnit tonë (nga studimet e Masterit), njëkohësisht duket edhe entuziazmi Juaj për trojet dhe institucionet tona të përbashkëta. Ju lutem edhe personalisht, merni konsideratën për ndonjë leksion dhe eksperiencat Tuaja praktike për studentët e komunikimit përgjat ndonjë qëndrimi Tuaj në atdhe. Ndërkoh, që dera mbetet e hapur për tu patur edhe në studime të doktoraturës, pranë programit studimor të komunikologjisë (programi ndërkombëtar).

Prof. Ju falënderojmë shumë për këtë intervistë, që ndajtët kohë, duke e ditur, se jeni shumë i angazhuar. Respekte e gjitha të mirat.

 Falenderimet dhe te falat e përzemërta shkojnë për Ju që na dhatë këtë mundësi. (INA)