“Nuk kujtoi masakrën e Reçakut”, Profesori “godet” Ramën: Po i shtohet vasaliteti ndaj Vuçiqit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Janar, 2023

Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë. Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civil të masakruar nga forcat e Serbisë.

E gjatë ditës së sotme të gjith shqiptarët kanë kujtuar këtë masakër të Reçakut, por jo edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, profesori universitar, Enver Bytyçi ka shkruar në lidhje me këtë ngjarje.

Ai tha se “para një viti kryeministri i Shqipërisë bëri një status për Reçakun! Në vend të akuzonte Serbinë për atë masakër, ai në atë status fliste për UÇK-në, më saktë për Hashim Thaçin”.

“Sivjet e harroi Reçakun Edi Rama! Pse e harroi? Sa më shumë ecim në kohë, aq më shumë shtohet vasaliteti i kryeministrit të Shqipërisë ndaj presidentit të Serbisë”, shtoi tutje profesori.

Postimi i plotë:

Para një viti kryeministri i Shqipërisë bëri një status për Reçakun! Në vend të akuzonte Serbinë për atë masakër, ai në atë status fliste për UÇK-në, më saktë për Hashim Thaçin. Se çfarë lidhje kishte Hashimi me Reçakun, një zot e di! Nuk e përmendte as ambasadorin Ëalker!

Sivjet e harroi Reçakun Edi Rama! Pse e harroi? Sa më shumë ecim në kohë, aq më shumë shtohet vasaliteti i kryeministrit të Shqipërisë ndaj presidentit të Serbisë!/ Bota Sot

https://www.facebook.com/enver.bytyci/posts/10160368698167207

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

INFO

NA NDIQ