Nuk luajti në ndeshjen e fundit/ Trajneri i Zvicrës konfirmon Shaqirin për takimin me Serbinë?

Zvicra luan aktin e fundit të grupeve në Botërorin e Katarit, nesër ndaj një rivali shumë të fortë si Serbia. Para takimit për mediat ka folur trajneri i Helvetëve, Murat Yakin, i cili ka konfirmuar prezencën e Xherdan Shaqirit (Nuk luajti në ndeshjen e kaluar për shkak të gjendjes fizike).

“Skuadra ime ka eksperiencën dhe pjekurinë për të siguruar kualifikimin. Një kualifikim për në fazën e 16-të të një Botërori është, nuk duhet të harrojmë kurrë, një rezultat fantastik. Unë dua që skuadra ime të jetë dominuese që në minutat e para.

Ata duhet të vënë kundërshtarin nën presion. Ne kemi gjithçka në dorë për të kaluar dhe për t’i bërë tifozët tanë krenarë. A do jetë Shaqiri dhe Okafor? Katër lojtarët do të jenë në dispozicion për mua të premten ” – tha ai.