“Nuk më dilnin për asgjë, merrja edhe borxh”, Rama zbulon se çfarë ndodhi me Fluturën pas punësimit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me historinë e një qytetareje të përjashtuar nga skema e re e ndihmës ekonomike, por të punësuar. Në rrefimin e saj Flutura tregon se jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht pas punësimit, me lëkët që merr tani mund të bëjë një jetë më të mirë së bashku me familjen e saj. Ndërsa lekët që merrte nga skema e ndihmës ekonomike, nuk i dilnin  për asgjë, madje merrte edhe borxh. “MIRËMËNGJES dhe me fjalët e thjeshta të Fluturës që doli nga ndihma ekonomike dhe nisi punë pas shumë vitesh në pritje të 35 mijë lekëve të vjetra çdo fundmuaji, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Raman krahas videos.