Nuk mjafton Lukaku, Napoli mposht Interin në ‘Maradona’

INA
INA

22 Maj, 2023

Përfundon me fitoren 3-1 të Napolit superfida e kësaj jave në Serie A. Kampionët e Italisë mposhtin 3-1 në “Maradona” një Inter me shumë ndryshime në formacion dhe pas këtij suksesi skuadra e Spallettit arrin që të mposhtë të 19-të kundërshtarët që ka patur këtë sezon në kampionat.

Vendasit nisin më mirë takimin dhe i afrohen golit të avantazhit me Anguissa. Interi mbetet me 10 lojtarë në fushë, pasi pak para përfundimit të pjesës së parë Gagliardini ndëshkohet me karton të kuq.

Pjesa e dytë është shumë e bukur, ka gola dhe emocione. Në tentativën e tretë Anguissa arrin që të dërgojë topin në rrjetë dhe të zhbllokojë sfidën. Por zikaltërit reagojnë dhe 8 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt barazojnë shifrat me Lukakun.

Napoli reagon menjëherë me Di Lorenzon, që kalon sërish në avantazh vendasit, ndërsa Gaetano në kohën shtesë shënon golin që vulos fitoren 3-1 të skuadrës së Spallettit. Interi mbetet në vendin e tretë në renditje, por kjo disfatë komprometon pozitat në zonën Champions.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inzaghi

Inzaghi: Inter nuk ka frikë nga City

ardian nuhiu

Nuhiu zyrtarisht trajner i kuqezinjëve të Tetovës

galtier-psg

Francezët e nisin merkaton me “vrull”, PSG realizon 2 “goditje” në 1 ditë

igli

​Tare largohet nga Lazio pas 18 vitesh

bad news eagles

Bad News Eagles mposhtin ekipin serb Sangrija

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

Sylvinho (Olympique Lyonnais, Trainer, head coach); Porträt, Einzelbild

Silvinho: Dua gjashtë pikë nga dy ndeshjet e radhës, mezi pres të dal para tifozëve shqiptar

benzema

​200 milion euro në vit, Benzema nënshkruan me klubin e ri

manchester-city

De Bryjne: S’ka presion, do të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer në Stamboll

INFO

NA NDIQ