Nuk ndalen lajmet e “zeza”, gjendet edhe një person i vdekur nga Shkupi!

Katërdhjetë e tetë vjeçari G.S. nga Shkupi dje rreth orës 19 e 50 minuta është gjetur i vdekur te garazhat nëntokësore në bulevarin “Aradhat Partizane”, njoftoi ministria e punëve të brendshme. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdkejen e tij, shkruan Gazeta Lajm. Në vendin e ngjarjes policia ka kryer hetime, kurse trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. Policia po ndërmerr masa për pastrimin e rastit.