Nuk pranohet në UP përkundër përpjekjes maksimale, Albulena Miftari “detyrohet” të studiojë në Tetovë

INA
INA

20 Maj, 2023

Albulena Miftari është një vajzë nga Mitrovica, e cila përkundër përpjekjes maksimale për të qenë studente e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk arriti dhe “u detyrua” t’i fillonte studimet në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Nuk u pranua në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, “detyrohet” të studiojë në Maqedoni të Veriut

Për Portalin Dukagjini ajo tregon se studion në Fakultetin e Mjekësisë, në degën Mjekësi e Përgjithshme, në Universitetin Shtetëror të Tetovës “Fadil Sylejmani”, sepse përkundër përpjekjes së saj maksimale për t’u pranuar në Universitetin e Prishtinës, nuk ka arritur dhe është “detyruar” të studiojë jashtë vendit.

“Unë jam studente e Fakultetit të Mjekësisë, në degën Mjekësi e Përgjithshme, në Universitetin Shtetëror të Tetovës “Fadil Sylejmani”. Jam në vitin e parë të studimeve dhe planifikoj që karrierën time ta zhvilloj në Kosovë. Planet e mia kanë qenë që edhe studimet t’i përfundoj në Prishtinë, sepse jam kategorikisht kundër daljes sime jashtë shtetit, sepse mendoj që duhet të qëndroj dhe të kontribuoj për vendin tim, por për shkak të mospranimit tim në Universitetin e Prishtinës edhe përkundër përpjekjes maksimale, jam detyruar që ta lëshoj vendin tim, pa dëshirën time”, ka deklaruar ajo, duke shtuar më tej se do të punojë fort që të kthehet dhe të kontribuojë në Kosovë.

Miftari rrëfen se largimin nga vendi e kishte përjetuar rëndë dhe se ishte e vështirë për të ta merrte epitetin “shtetase e huaj”.

“Ka qenë shumë e vështirë për mua të marr eptitetin “shtetas i huaj”, sepse përnjëmend këtu jam e huaj. Mendoj se vlera e vërtetë e njeriut mund të kuptohet vetëm kur ai është në vendin e tij. Kur jemi te benefitet, vetë fakti se kam filluar me studimin e mjekësisë, është nderi dhe krenaria ime më e madhe, sepse me arritjen e pikësynimit tim, do të mundem ta realizoj dëshirën time të kahmotshme, të shërbej në Kosovë, me gjithë dijen dhe kapacitetin që kam”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se përballet me sfida dhe vështirësi, por është e bindur se me vullnet të plotë arrihet gjithçka. Përpos dashurisë për mjekësinë, ajo merret edhe me prozë e poezi dhe se deri tani ka botuar librin “Mitrovicë, zonja qëndresë”./Dukagjini

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi-Kosoves

Shqyrtohet Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë

shba

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Esperti Kurt Bassuener: Dhuna në Zveçan ndaj KFOR-it është dirigjuar nga Beogradi

Albin-Kurti-3

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Kosovës për të shmangur pasojat nga Perëndimi?

vjosa osmani

Vjosa Osmani për Reuters flet për raportet e Kurtit me SHBA, godet Vuçiqin (VIDEO)

Escobar Lajcak

Escobar zbulon kërkesat për Kosovën e Serbinë

vjosa osmani ismail kadare

Kadare: Ky është triumfi shekullor i kombit tonë

Albin-Kurti-5

Kurti: Ja plani im i ofruar për dalje nga kriza

ahmeti-mickoski-750x430-1

VMRO-DPMNE: BDI duan apo s’duan, vitin e ardhshëm do të jenë opozitë

INFO

NA NDIQ