Nuk respektuan parimet islame, mbyllen 547 restorante në Teheran

0

Policia iraniane ka mbyllur 547 restorante dhe kafene në Teheran, nën akuzën e mos respektimit të “parimeve islame”, tha shefi i policisë së kryeqytetit të shtunën, njofton The Guardian, transmeton lajmi.net.

“Pronarët e restoranteve dhe kafeneve në të cilat nuk u respektuan parimet islame u përballën me mbylljen e lokaleve të tyre, dhe gjatë këtij operacioni 547 biznese iu vu çelësi dhe 11 persona u arrestuan,” tha Hossein Rahimi, komandant i policisë iraniane, në një deklaratë në faqen e policisë.

Agjencia e lajmeve Fars tha se operacioni u krye gjatë 10 ditëve të fundit.

Shkeljet përfshinin “reklama të pazakonta në hapësira reklamuese online, luajtja e muzikëve të paligjshme dhe shthurje”, raportoi Fars.

“Vëzhgimi i parimeve islame është … një nga misionet dhe përgjegjësitë kryesore të policisë”, tha tutje shefi i forcës së sigurisë.

Qytetarët mund të raportojnë raste në polici të atyre që heqin”hixhabin në makina”, “mbajnë festa të paligjshme” ose vendosjen e “përmbajtjeve imorale në Instagram”, tha ai.

Sipas kodit të veshjes islamike të Iranit, gratë mund të tregojnë fytyrën, duart dhe këmbët e tyre në publik, gjersa u kërkohet të veshin ngjyra modeste. /Lajmi.net/