“Nuk shkoj me këndu në dasma pa 10 mijë euro”, Dani flet për lajmin e shpërndarë

0

Këngëtari i mirënjohur shqiptar ka për të thënë diçka pas artikujve të fundit të portaleve.

Ditë më parë në disa media po qarkullonin disa artikuj ku citohej Dani të ketë thënë “Nuk shkoj në dasma pa 10 mijë euro”, e këngëtari ka dhënë një sqarim për këtë, shkruan lajmi.

Këngëtari e ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë, dhe përmes një postimi në Facebook fton organet e drejtësisë të merren me njerëz që botojnë artikuj të tillë.

“Me keqardhje për publikun dhe fansat! Nuk e njohë këtë Portal! Nuk kam dhënë askund një intervistë tëtillë e as të përafërt! Cka është MJAFT është MJAFT! Ftojë publikisht Policinë dhe Hetuesinë të merren me këtë Media dhe këso njerëzish”, thuhej në postimin e Ramadan Krasniqit.