Nuk u besohej/ Banesa ku u falsifikuan eurot dhe u shpërndanë në rajon e Evropë, ishte në mes të Shkupit!

Picture of INA
INA

04/02/2025

“Kjo është hyrja e ndërtesës, ku ndodhet banesa, e cila me vite ka shërbyer si punishte për falsifikimin e parave. Policia bastisi këtë vend, ku edhe gjeti një shumë të konsiderueshme të parave si dhe makineri që është shfrytëzuar për falsifikimin e tyre”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari.

Sipas Prokurorisë, banesa që ndodhet në lagjen Xhon Kenedi të Shkupit, është shfrytëzuar nga i dyshuari i parë, i cili bashkë me djalin e tij, kanë përpunuar paratë e falsifikuara. Babë e bir u arrestuan gjatë aksionit të koduar “Vardar” dhe janë ndër 6 të personat që tashmë ndodhen në paraburgim. Alsat anketoi fqinjët të cilët thonë se deri në aksionin e policisë, ata nuk kanë vërejtur se po ndodh diçka e dyshimtë në ndërtesën e tyre.

“Nuk kemi pas lidhje, vetëm e kemi parë policinë që ishte, e morën një makinë apo nuk e di, këtu në këtë ndërtesë.
-A e dini në cilin kat?
-Nuk e di, a në të dytin, a nuk e di cili është.
-A keni pas dijeni paraprakisht, se diçka e tillë po ndodh?
-Jo jo, kjo është diçka e çuditshme, aq kohë ta përcjellin të bëjnë sende të tjera dhe mos ta dijmë se diçka po ndodh”, tha një qytetar.

“Polici me pajisje të plotë qëndronte para derës dhe e shihte nëse neve që jetojmë këtu mund të na lëshojë jashtë, megjithatë për çfarë bëhet fjalë nuk e dinim në atë moment. Më pas dëgjuam se para të falsifikuara, se arrestim ka pasur këtu…
-a e keni ditur më herët se diçka e tillë ndodh këtu?
-Jo, jo, as nuk kemi parë ndonjë makinë të bartet, të them për shtypje, tani nuk e di si është teknologjia moderne, ndoshta ajo është e thjeshtë, atë që kemi parë në filmat është makineri e madhe”, tha një tjetër qytetar.

“Po ka këtu, ndodh diçka, por nuk kam dëgjuar”, u shpreh një qytetar.

“Jo, nuk kam pas njohuri, në televizion kam parë se kanë bërë para fals prej anës së Velesit, Shkupit, lajmet çfarë kanë tregu, tjetër nuk di asgjë”, tha një qytetar tjetër.

Gjatë aksionit në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar 10 persona, ndërsa 6 prej tyre ndodhen në paraburgim. Në Serbi janë arrestuar 6 persona, por autoritetet thonë se hetimi do të zgjerohet. Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Janë gjetur edhe rula të nxehtë, presa, një makinë CNC për të bërë kallëpe dhe pulla të përdorura për të bërë para të falsifikuara, kopje të pjesëve të kartëmonedhave, një armë, plumba, thasë me lëndë pluhuri të bardhë dhe ngjyrë kafeje, telefona, karta SIM, USB dhe një detektor për kartëmonedha të falsifikuara, hologramë, numërues parash, sende të tjera për falsifikimin e parave dhe laptopë që do t’i nënshtrohen ekspertizës. / Alsat.mk

TË FUNDIT

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

Brest – PSG, publikohen formacionet zyrtare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË